Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    IKMT edhe në vitin 2024 mbeti më shumë prishëse ndërtimesh pa leje sesa kontrolluese e territorit

    Mars 23, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Misioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është kontrolli, mbrojtja e territorit dhe e peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm e të sigurt në fushën e zhvillimit, të planifikimit, të mbrojtjes së territorit, të tokës, të ajrit, të ujërave dhe të pyjeve, të disiplinimit të punimeve në ndërtim, të produkteve të ndërtimit, si dhe në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore.

    Ky është misioni i IKMT, i publikuar edhe në faqen zyrtare të institucionit, por nëse analizon shifrat e raportit të Ministrisë së Brendshme mbi veprimtarinë e Inspektoratit gjatë vitit të kaluar, më shumë sesa marrja e masave parandaluese dhe kontrolli i territorit, IKMT po vijon të veprojë më shumë si rruspë dhe tritol për ndërtimet pa leje.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Ndërtimet pa leje dhe prishja e objekteve në kundërshtim me ligjin kanë qenë vendimet më të shumta në numër të dhëna nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit gjatë vitit 2024.

    IKMT dha 427 vendime për prishjen e objekteve dhe ndërtimeve të ndryshme, ndërsa numri i vendimeve për ndërtimet pa leje është 261.

    Po sipas raportit, në vijim të projektit të Unazës së Madhe, IKMT ka prishur 103 objekteve nga 1 deri 6 kat, (objekt shpronësimi), 82 objekte në segmentin “Thumanë – Vorë Kashar” dhe 10 objekteve me vendim prishjeje për projektin e rikualifikimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës.

    Ndërsa në jug, në bashkëpumin Policinë e Shtetit, me në fokus lirimin e hapësirave publike, të zaptuara pa leje nga pronarë subjektesh që operojnë përgjatë vijës bregdetare, janë kryer 84 prishje objektesh, përkatësisht në: Bashkinë Himarë (në plazhin e Dhërmiut, Drimadhas, plazhi Gjipe, Qeparo dhe Borsh); në Bashkinë Sarandë në plazhin e Lukovës dhe Ksamilit, si dhe në Bashkinë Shkodër (zona përëndimore e liqenit).

    Gjithashtu janë hequr tabelat e kioskat pa leje në afërsi të pikave doganore (Hani i Hotit, Muriaqan, Morinë, Kapshticë, Qafë Thanë, Kakavijë) ku janë prishur 51 Tabela (Billbordera) dhe 20 kioska. /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    bregdeti IKMT ndërtimet pa leje raporti unaza e madhe
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    gazetar_2Qershor 13, 20250

    Ashtu si çdo vit, Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar, në…

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 13, 2025

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Të Fundit

    Planifikimi dhe zbatimi i buxhetit në 2024, Financat me performancën më të mirë, Infrastruktura me rënien më të madhe

    Qershor 13, 2025

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter