Kategoria: Aktualitet

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.

Pas ndryshimeve në nëntor të vitit të kaluar, qeveria ndryshon sërish Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, këtë herë duke kaluar më shumë kompetenca te Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Projektet TIP, për qëllime strehimi dhe banimi në zonat rurale, të cilat më parë hartoheshin dhe miratoheshin nga autoriteti

Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore. Në draftin e hedhur të mërkurën mbasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet në thelb të tij

Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të mbikëqyrë edhe lejet e ndërtimit në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, përmes kontrolleve në terren dhe monitorimit të sistemeve të kamerave. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në vendimin e 2015-s, për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë, me qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit

Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik edhe referencat e reja për banesat në të gjithë territorin e vendit, ndarë me qytete, me zona dhe me harta përkatëse. Bëhet fjalë për Projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “Ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi

Një projektligj i ri i hartuar dhe i hedhur për konsultim publik, u jep individëve dhe personave juridikë mundësinë që, gjatë periudhës 1 janar – 30 shtator 2026, të kryejnë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën aktuale të tregut. Sipas projektligjit, rivlerësimi mund të realizohet nga ekspertë të licencuar ose nga vetë Agjencia Shtetërore

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që ka për qëllim përmirësimin e ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve synohet adresimi i problematikave të evidentuara gjatë zbatimit të ligjit aktual dhe përforcimi i kornizës ligjore në funksion të objektivit kryesor të sigurisë kombëtare,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve

Udhëzimi i ri i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, publikuar në Fletoren Zyrtare vendos një regjim të detajuar për mënyrën e përpunimit të të dhënave nga autoritetet kompetente shtetërore. Ky shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2012, “Mbi përcaktimin e kohës së mbajtjes së të dhënave personale që