Kategoria: Aktualitet
Afrikanojugorja Navanethem “Navi” Pillay është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2026. Vendimi u bë publik këtë të premte në Oslo të Norvegjisë nga Komiteti Norvegjez i Nobelit. Pillay u përzgjodh në një vit kur për çmimin ishin propozuar 287 kandidatë, nga të cilët pak më shumë se një e katërta ishin organizata.
Qarkullimi i automjeteve në Tiranë është rënduar ndjeshëm këtë të premte, me radhë kilometrike në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe fluksi i lartë i automjeteve në orët e mëngjesit kanë ngadalësuar lëvizjen, duke shkaktuar vonesa për punonjësit dhe vështirësi për prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkollë. Situata është
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projektin e Zvërnecit dhe tregon se si personalisht është i angazhuar për të krijuar dicka të veçantë për zonën, duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin masiv të ekonomisë së vendit. Ai hedh poshtë
Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” me votim me shumicë të cilësuar. Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 bashki, ndërsa
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes së re veriore të Tiranës, që synon të lidhë autostradat e veriut me Unazën e Madhe, duke anashkaluar qendrën e Kamzës. Fondi limit është 138.6 mln lekë, pa TVSH, ndërsa kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 11 nëntor. Sipas termave
Ndikimi mjedisor i një biznesi pritet të marrë gjithnjë e më shumë peshë në mënyrën se si bankat vlerësojnë financimin e tij. Banka e Shqipërisë prezantoi më 8 tetor draftin përfundimtar të Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër, një kuadër për identifikimin dhe klasifikimin e aktiviteteve ekonomike që kontribuojnë në objektivat mjedisorë dhe klimatikë. Dokumenti është hartuar
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2026, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për krijimtarinë letrare. Carson, 76 vjeçe, është vlerësuar për një krijimtari të veçantë që ndërthur poezinë, prozën, esenë dhe studimet akademike, duke sfiduar kufijtë tradicionalë mes gjinive letrare. Akademia Suedeze
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) kanë formalizuar ditën e sotme bashkëpunimin për të nxitur promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të kontribuar në rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), përfshirë
Në 5 nga 11 kontratat e audituara për tokat bujqësore shtetërore me qira, vlera e investimit që përfundoi në kontratë ishte më e ulët se ajo që subjekti kishte paraqitur në plan-biznes gjatë konkurrimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se kjo praktikë cenon procesin e vlerësimit të ofertave, pasi qiramarrësit ishin kualifikuar pikërisht mbi
Qeveria ka hedhur hapin e radhës për mbylljen përfundimtare të shoqërive shtetërore që prej vitesh, në disa raste prej më shumë se dy dekadash, ndodhen në proces likuidimi. Me një vendim të ri, Këshilli i Ministrave miraton aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a., si dhe përcakton në 100 milionë