Kategoria: strategjia

Në një kohë kur zhvillimi i shpejtë teknologjik po sjell sfida të reja për rendin dhe sigurinë publike, qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të re gjithëpërfshirëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit kibernetik. Qëllimi i saj është i qartë: të forcohen kapacitetet ligjzbatuese për t’u përballur me kërcënimet moderne, duke mbrojtur sigurinë

Në një kohë kur inteligjenca artificiale, teknologjia e sensorëve dhe analizat në kohë reale po revolucionarizojnë monitorimin e trafikut në Evropë, Shqipëria mbetet peng i sistemeve të vjetëruara për menaxhimin e të dhënave mbi aksidentet rrugore. Boshllëqet në sistemin aktual zbulojnë se Policia Rrugore nuk ka kapacitetet teknike dhe infrastrukturore për të analizuar dhe shpërndarë

Strategjia e re për Sigurinë Rrugore synon të sigurojë reagim efektiv edhe në kohë ndaj emergjencave, kujdes pas aksidentit dhe shërbime rehabilitimi që përputhen me praktikat më të mira të BE-së dhe synojnë të maksimizojnë normat e mbijetesës dhe rehabilitimit pas aksidenteve rrugore. Dokumenti parashikon një komponent të rëndësishëm siç është kujdesi pas aksidentit, i

Arkitekti i njohur, Luca Dini i është bashkuar skuadrës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, për strategjinë e zhvillimit të marinave, ka lajmëruar zv/kryeiministrja Belinda Balluku, duke konfirmuar kështu lajmin e publikuar sot nga ekofin.al. Gjatë prezantimit të tij, Balluku u shpreh se ‘përvoja, njohuritë dhe ekspertiza janë një vlerë e shtuar dhe e pazëvendësueshme,

Luca Dini Design & Architecture ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për të eksploruar zhvillimin e një strategjie kombëtare detare. Nisma synon ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër të qëndrueshme jahtesh në Mesdhe. Strategjia e propozuar parashikon krijimin e një rrjeti marinash të ndërlidhura, të konceptuara për të ndarë

Strategjia Afatmesme e Menaxhimit të Borxhit (SAMB 2025-2029), e nxjerrë në konsultim publik, parashikon disa drejtime kryesore, ku si synim më i rëndësishëm mbetet ulja e ekspozimit ndaj risqeve dhe garantimin e qëndrueshmërisë fiskale përmes reduktimit të kostove të shërbimit të borxhit. Sipas dokumentit, kjo do të arrihet duke përmirësuar strukturën e portofolit të borxhit,

Qeveria ka ndryshuar disa nga masat prioritare në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimit 2021-2027 dhe Planit të Veprimit, duke përfshirë fushën e tërheqjes së investimeve dhe ndërkombëtarizimit. Bie në sy reduktimi i programeve, por edhe i buxheteve për Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), sipas analizës së ndërmarrë nga ekofin.al, duke shqyrtuar

Shqipëria rrit përdorimin e teknologjive të avancuara, por mbetet pas në intensitetin digjital të NVM-ve. Sipas raportit të vitit 2024 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal mbi Indeksin e Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në disa tregues të transformimit dixhital të bizneseve, ndonëse mbetet nën mesataren rajonale në

Qeveria synon përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në sektorët industrialë, duke kombinuar trajnime të specializuara, mbështetje financiare dhe mjedise testimi për zgjidhje inovative. Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale, e publikuar në konsultim publik, parashikon iniciativa informuese të përshtatura për nevojat e industrive të ndryshme. Seminare dhe konferenca të dedikuara do t’i prezantojnë bizneset me zhvillimet