Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia, grupet kriminale shqiptare po përdorin masivisht pagesat me kripto në trafikun e drogës

23:55 - Tetor 15, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një kohë kur zhvillimi i shpejtë teknologjik po sjell sfida të reja për rendin dhe sigurinë publike, qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të re gjithëpërfshirëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit kibernetik. Qëllimi i saj është i qartë: të forcohen kapacitetet ligjzbatuese për t’u përballur me kërcënimet moderne, duke mbrojtur sigurinë kombëtare dhe të drejtat digjitale të qytetarëve.

Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030 thekson se autoritetet duhet të zotërojnë aftësi të avancuara teknike, ligjore dhe operacionale, të mbështetura nga investime të vazhdueshme në teknologji moderne dhe trajnime të specializuara. Synimi është që Shqipëria të ndërtojë një sistem të aftë për të parandalur dhe hetuar në mënyrë efektive krimet që shfrytëzojnë hapësirën kibernetike – nga mashtrimet financiare online te abuzimet përmes rrjeteve të komunikimit.

Sipas dokumentit, kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike, duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyrë lëndëve.

Gjithashtu, strategjia adreson krimet financiare dhe pastrimin e parave përmes përdorimit të kriptomonedhave, me synimin për të forcuar ndjekjen penale të këtyre fenomeneve dhe për të ndërtuar ekspertizë të specializuar brenda strukturave hetimore.

Në kuadër të planit të veprimit, parashikohen disa masa kryesore që përfshijnë hetime proaktive kundër mashtrimeve dhe aktiviteteve të paligjshme në internet; rritja e kapaciteteve hetimore dhe gjurmueshmërisë për identifikimin, arrestimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimeve kompjuterike; trajnime të vazhdueshme për punonjësit e Policisë së Shtetit mbi trendet e reja të krimit kibernetik; hartimi i manualeve udhëzuese për operatorët privatë mbi format e reja të krimeve digjitale;

Një tjetër shtyllë e rëndësishme është lufta kundër abuzimit seksual të fëmijëve në internet, përmes rritjes së numrit të reaguesve të trajnuar në çdo qark dhe ngritjes së kapaciteteve laboratorike të kriminalistikës kibernetike.

Në nivel afatgjatë, dokumenti parashikon rritjen e kërkimeve dhe inovacionit në fushën e hetimit kibernetik, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Kjo qasje synon të garantojë që Shqipëria të mos mbetet pas në garën teknologjike, por të jetë pjesë aktive e përpjekjeve globale për një hapësirë digjitale të sigurt, transparente dhe në shërbim të qytetarit./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
droga krimi kibernetik kriptomonedha policia e shtetit strategjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

gazetar_214:21 - Korrik 27, 20260

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se përfundimi i afatit të 30 qershorit 2026…

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:03 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

13:19 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter