Kategoria: siguria rrugore

Në një kohë kur inteligjenca artificiale, teknologjia e sensorëve dhe analizat në kohë reale po revolucionarizojnë monitorimin e trafikut në Evropë, Shqipëria mbetet peng i sistemeve të vjetëruara për menaxhimin e të dhënave mbi aksidentet rrugore. Boshllëqet në sistemin aktual zbulojnë se Policia Rrugore nuk ka kapacitetet teknike dhe infrastrukturore për të analizuar dhe shpërndarë

Strategjia e re për Sigurinë Rrugore synon të sigurojë reagim efektiv edhe në kohë ndaj emergjencave, kujdes pas aksidentit dhe shërbime rehabilitimi që përputhen me praktikat më të mira të BE-së dhe synojnë të maksimizojnë normat e mbijetesës dhe rehabilitimit pas aksidenteve rrugore. Dokumenti parashikon një komponent të rëndësishëm siç është kujdesi pas aksidentit, i

Infrastruktura e dobët, siguria në rrugë, si dhe pesha që mban transporti rrugor në Shqipëri janë disa nga çështjet e identifikuara për zgjidhje në raportin e Bankës Botërore. Sipas raportit “Inputet e transportit në Ballkanin Perëndimor, Narrativa e Rritjes së Gjelbër”  infrastruktura e varfër e rrugëve është një problem madhor dhe për këtë nevojiten investime.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore, me një buxhet prej 333.3 milion lekësh. Ndërhyrjet do të përfshijnë katër rajone të vendit, megjithatë akset specifike ende nuk janë bërë të ditura. Qëllimi është të rritet aksesibiliteti në zona turistike dhe ekonomike, në kuadër të programit “100 Fshatrat”.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRr) bën të ditur se, në dhjetor nis ofrimin e detyruar të njohurive mbi sigurinë rrugore për rinovuesit e patentave. “Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin. Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe