Kategoria: gjkko
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përballuar gjatë vitit 2025 një rritje të ndjeshme të ngarkesës, duke ruajtur një nivel të lartë efiçence, por edhe duke reflektuar presionin në rritje të çështjeve të reja. Viti ka nisur me një stok prej 16 çështjesh të mbartura, rreth 36% më pak
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje financiare të dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve
Procesi për përzgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) ka përfunduar pa sukses. Në një njoftim zyrtar të Kryeministrisë, publikuar më 7 prill 2026, bëhet e ditur se procedura e aplikimit nuk arriti të prodhojë një kandidat të kualifikuar në numrin minimal të kërkuar nga ligji, duke detyruar mbylljen e saj pa rezultat.
Indeksi i Transparencës 2025, i hartuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, evidenton një zgjerim të monitorimit dhe një përmirësim të përgjithshëm të transparencës proaktive të autoriteteve publike në vend. Gjatë vitit janë vlerësuar 284 institucione, 13% më shumë se një vit më parë, me rritje
Inside Story në një kërkesë ndaj KLGJ ka mësuar numrin e saktë të dosjeve që momentalisht janë peng i gjykatave për arsye nga më të ndryshmet. Siç shihet qartë nga tabela, institucionet më problemet më të mëdha janë ato të Apelit. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rreth 45 mijë e 300 dosje
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) regjistroi 684 çështje të reja në vitin 2024. Kjo vlerë tregon për prirjen në rritje të çështjeve të regjistruara me 25%, në vështrim krahasues me vitin 2023. Shpërndarja e çështjeve të regjistruara sipas natyrës për vitin referues, rezulton në 96% çështje
Shqipëria po bën progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo sipas raportit më të fundit për institucionet e posaçme të drejtësisës, publikuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG). Përveç përmirësimeve të reflektuara në raportin e vitit 2024 të Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku niveli i përgatitjes së vendit në