Kategoria: bankers petroleum

Ministri i Financave, Petrit Malaj iu përgjigj sot në Kuvend interpelancës së kërkuar nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, lidhur me ekzekutimin e detyrimeve financiare dhe mbledhjen e gjobës prej rreth 120 milionë eurosh ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Gjatë fjalës së tij, Malaj paraqiti historikun e çështjes, duke theksuar se duhet bërë dallimi mes

Një përplasje e re mes Bankers Petroleum Albania (BPAL) dhe Administratës Doganore është përshkallëzuar në një bllokim të menjëhershëm të aktivitetit prodhues në vendburimin më të madh naftëmbajtës të vendit, Patos-Marinëz, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë teknike të fushës, stabilitetin e prodhimit të naftës dhe impaktin ekonomik për shtetin shqiptar. Në një deklaratë zyrtare

Bankers Petroleum Albania ka reaguar sërish, duke shprehur këtë herë gjithë gadishmërinë për të zbatuar plotësisht vendimin e Arbitrazhit.  “Në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, ne konfirmojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit( ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit

Pas ngjarjeve të fundit dhe nisjes së hetimeve ndaj Bankers Petroleum Albania për abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues me pasoja të mëdha financiare, kompania njoftoi sot se ka emëruar z. Andrija Kojaković si Kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, i cili mbart një karrierë të spikatur nëpozicione drejtuese të sektorit të energjisë, diplomaci dhe këshillim strategjik.

Pas njoftimit të Prokurorisë për hetimet ndaj Bankers Petrolium mbi abuzimet e kryera nga kompania, kanë reaguar edhe Tatimet. Administrata Tatimore, në një njoftim për shtyp, ka theksuar angazhimin e pandërprerë në luftën kundër informalitetit dhe skemave mashtruese, të cilat dëmtojnë të ardhurat publike dhe cënojnë konkurrencën e ndershme në treg. Në këtë kuadër, mesditën

Xhiroja e 200 kompanive më të mëdha në vend, në vitin 2023 ishte 1.4 trilionë lekë (rreth 14 miliardë euro), me rënie prej rreth 6% në raport me 200 kompanitë më të mëdha në vitin 2022. Kjo është hera e parë që xhiroja e 200 më të mëdhenjve është në rënie, që nga periudha e

Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol. Mosmarrëveshja, për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të