Kategoria: bankat
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë. Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra
Nga sot, 1 korrik 2025, kushdo që do të drejtohet për kredi bankare, nuk do marrë më financim të plotë, për shkak të hyrjes në fuqi të kufizimeve të reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, kreditë bankare për shtëpi do të kenë tavan në raport me vlerën e financimit për banesën,
51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme. Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%,
Pas miratimit të Aktit Normativ nga Qeveria, ku ndër të tjera u alokua edhe një fond prej 3 miliardë lekësh, si garanci sovrane për kreditë në sektorin e bujqësisë, Ministrja Malajt dhe Denaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Bankave. Garancia Sovrane me
Nga 7 tetor 2025, bankat shqiptare do të ofrojnë pagesa ndërkufitare në euro brenda zonës SEPA për klientët e tyre. Kështu deklaroi, Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit të Financës në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë për TV Scan, ndërsa vuri në dukje përfitimet nga anëtarësimi i Shqipërisë në
Bankat disbursuan 129,8 miliardë Lekë kredi të re për ekonominë gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2025, shifër kjo gati 11% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja e kredisë për ekonominë është mbështetur nga individët që morën 43 miliardë Lekë kredi,
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme edhe për vitin 2025. Banka e Shqipërisë njofton se në prill 2025, ky fond u shtua me 1.04 miliardë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, tetë vite që nga themelimi i tij,
Raporti i Rrjetit Europian të Mikrofinancës (European Microfinance Network) i vitit 2024 numëron afro 1.5 milionë huamarrës aktivë, aty ku Institucionet Microfinanciare (IMF) të Ballkanit kanë shërbyer pjesën më të madhe të huamarrësve. Të dhënat për Shqipërinë tregojnë se numri total i kredimarrësve aktivë është 168, 265, nga këto 6924 kredi për biznese ndërsa 133,221
Interesat e kredisë së re në lek janë shfaqur relativisht të qëndrueshme dhe në nivele të ulëta në tre muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë për ecurinë e tyre tregojnë për përcjellje të mirë të dy uljeve të normës bazë, të ndërmarra në gjashtëmujorin e dytë të vitit të
Kërkesa e ndërmarrjeve për kredi ka shënuar një rritje graduale gjatë gjithë vitit 2024, por bankat i shtrënguan kushtet për kreditim ndaj bizneseve. Të dhënat e Vrojtimit të Ndërmarrjeve nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se rreth 10% e ndërmarrjeve (krahasuar me 9% me 6-mujorin e parë 2024 dhe krahasuar me 8% në vitin 2023) deklarojnë