Raporti i Rrjetit Europian të Mikrofinancës (European Microfinance Network) i vitit 2024 numëron afro 1.5 milionë huamarrës aktivë, aty ku Institucionet Microfinanciare (IMF) të Ballkanit kanë shërbyer pjesën më të madhe të huamarrësve.
Të dhënat për Shqipërinë tregojnë se numri total i kredimarrësve aktivë është 168, 265, nga këto 6924 kredi për biznese ndërsa 133,221 kredi janë individuale.
Sipas nënrajoneve, 47% e huamarrësve u shërbyen nga IMF-të e Ballkanit. Evropa Jugore kishte shtrirjen e dytë më të madhe (29% e huamarrësve aktivë) për shkak të pranisë së bankës më të madhe (e cila i shërbeu 26% të të gjithë huamarrësve aktivë në Evropë).
IMF-të e tjera në Evropën Jugore i kanë shërbyer 3% të huamarrësve aktivë, ndërsa ato të Ballkanit u shërbyen më shumë se 700,000 huamarrësve aktivë; IMF-të e Evropës Lindore u shërbyen 235,000 dhe IMF-të veriperëndimore u shërbyen më shumë se 120,000.
Sektori mikrofinanciar i Evropës Jugore dominohej nga banka më e madhe me mbi 393,000 huamarrës aktivë. IMF-të e mbetura të Evropës Jugore u shërbyen më shumë se 31,000 huamarrësve.
Sipas anketës, institucionet financiare jobanka (IFJB) shërbyen pjesën më të madhe të huamarrësve (38%), të ndjekura nga bankat (29%). Banka më e madhe u shërbeu 19% të të gjithë huamarrësve aktivë, ndërsa bankat e mbetura u shërbyen 10% të huamarrësve aktivë. /ekofin.al

