Kategoria: Banka e Shqiperise
Zhvillimi i teknologjisë dhe përhapja e shpejtë e internetit ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë, punojmë dhe argëtohemi, duke shtuar qasjen në informacion dhe mbështetur rritjen e biznesit. Në një botë digjitale që po përshkon në mënyrë progresive çdo fushë të jetës sonë të përditshme, siguria është një domosdoshmëri për përdoruesit, bizneset dhe ekonominë
Banka e Shqipërisë uli normën bazë në 2.75%, duke synuar të kontrollojë inflacionin në kushtet e mbiçmimit të lekut. Pavarësisht presioneve, ekonomia u rrit me 4% në gjashtëmujorin e parë të 2024, e mbështetur nga konsumi dhe investimet. Banka qendrore mbetet e përkushtuar ndaj një politike të varur nga të dhënat, me një perspektivë optimiste,
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot që të ulë me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp theksoi se, “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit,
Në datat 24 -27 tetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët
Për të aprovuar një kredi përgjatë verës, bankat u treguan më të kujdesshme me qytetarët, duke shtrënguar kushtet e kredidhënies. Kushte më të ‘rrepta’ për dhënien e huasë së kërkuar u aplikuan si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato për blerje banese. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, thuhet se bankat
Shoqata e mikrofinancës i vlerëson rregullat e reja nga banka e Shqipërisë me impakt në frenimin e kreditimit të popullatës. Sipas tyre, rregullatori po ndërhyn në treg për të mbrojtur konsumatorin, por problem i vërtetë janë kompanitë borxh mbledhës dhe jo ato të mikrofinancës. Duke analizuar në studion e emisionit E-ZONE Brunilda Isaj, sekretare e
Banka e Shqipërisë i ka shkuar deri në fund qasjes së saj për të kufizuar kreditimin nga institucionet financiare jobanka. BSH thekson në njoftim se këto ndryshime vijnë në kuadër të paketës së ndryshimeve rregullative për mbrojtjen e konsumatorëve, si reagim i Bankës së Shqipërisë ndaj disa çështjeve të hasura në tregun ku këto institucione
Institucionet e mikrofinancës në fund të 6-mujorit të parë 2024, disbursuan 60.9 miliardë lekë kredi ose 17.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e dhënë nga mikrofinanca, përbën 7.5 % të totalit të portofolit të huadhënies për ekonominë. Vitet e fundit fokusi
Në vijim të ecurisë pozitive të ekonomisë dhe stabilitetit financiar rezulton se edhe Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 0.6 pikë përqindje në muajin shtator, rritje kjo e ngjashme me zgjerimin mesatar të dy muajve të mëparshëm. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi
Veprimtaria e sistemit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 paraqitet me ecuri pozitive. Sektori bankar njohu një zgjerim të depozitave dhe përshpejtim të ritmit të kredive, pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë, i paraqitur në raportin e stabilitetit financiar. Sipas raportit, në terma