Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka e Shqipërisë: 6-mujori i parë i 2024, ecuri pozitive për ekonominë dhe financat

17:44 - Shtator 19, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Veprimtaria e sistemit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 paraqitet me ecuri pozitive. Sektori bankar njohu një zgjerim të depozitave dhe përshpejtim të ritmit të kredive, pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë, i paraqitur në raportin e stabilitetit financiar.

Sipas raportit, në terma vjetorë, kredia u zgjerua me 11.1%, ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Veprimtaria bankare ka treguar rezistencë të mirë ndaj rreziqeve, në kushtet kur kapitalizimi i veprimtarisë mbeti i qëndrueshëm dhe fitimi vijoi të përmirësohej me ritme të kënaqshme. Po kështu në raport konstatohet se rritja ekonomike vjetore shënoi 3.6%, kjo e ndikuar edhe nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve, si edhe qëndrueshmëria e performancës së turizmit. Ndërkohë që rritja ekonomike u shoqërua me rritje të punësimit e të pagave si dhe ulje të normës së papunësisë.  

Për periudhën e raportuar vihet re gjithashtu një përmirësim i gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, ndërsa politika fiskale ruajti prirjen konsoliduese në kushtet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave fiskale. Presionet e inflacionit pësuan rënie dhe norma e inflacionit zbriti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke sjellë uljen prej saj të normës bazë të interesit.

Por, sipas Bankës së Shqipërisë, rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme, duke mbajtur në vëmendje pasiguritë që rrjedhin nga zhvillimet gjeopolitike ose nga veprime të pakujdesshme të agjentëve ekonomikë. Banka vlerëson se të gjithë operatorët  ekonomikë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të veprimtarisë për të konsoliduar bilancet e tyre financiare, për të përmirësuar kapacitetet administruese në përgjithësi dhe të rreziqeve në veçanti, si edhe për të rritur efiçencën e veprimtarisë.

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka e Shqiperise ekonomia financat inflacioni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter