Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregullorja e BSH-së që kufizon kreditimin, mikrofinanca: Do të ketë impakt në treg!

19:53 - Tetor 6, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqata e mikrofinancës i vlerëson rregullat e reja nga banka e Shqipërisë me impakt në frenimin  e kreditimit të popullatës. Sipas tyre, rregullatori po ndërhyn në treg për të mbrojtur konsumatorin, por problem i vërtetë janë kompanitë borxh mbledhës dhe jo ato të mikrofinancës. Duke analizuar në studion e emisionit E-ZONE Brunilda Isaj, sekretare e shoqatës na tregon mbi impaktin që do të ketë në treg.

“Ne kemi 200 mijë klientë. Nga kjo shifër 120-130 mijë janë individë që marrin kredi konsumatore, pjesa tjetër janë biznese apo agro. Nga ky kontingjent 30% e tyre janë individë që janë në limite të të ardhurave të tyre, pra që mund të kenë vështirësi në pagesa. Ajo që ne mendojmë është që e sigurt që një përqindje e këtyre individëve  nuk do të kenë akses në financim”, tha Isaj në Vizion Plus.

Paralelisht me këtë fakt, kompanitë e mikrofinancës presin të shohin në praktikë se cili do të jetë impakti i vërtetë i këtyre masave, pasi për momentin nuk ka një analizë të tillë. Por kompanitë kërkojnë edhe një formalizim të tregut të pagave.

“Ne duam që masa të tilla të ecin paralelisht edhe me formalizmin e tregut të pagave. Nga një anketim që kemi bërë na rezulton se 50% e klientëve nuk i kanë të ardhurat të formalizuara në mënyrë të plotë. Ky është një efekt që ka ndikim në miratimin e kredimarrësit. Ne do të kërkojmë që të na jepet akses për të verifikuar të ardhurat e plota të individit, sigurisht duke marrë dhe pëlqimin e tij”, u shpreh më tej Isaj.

Kompanitë e mikrokredive e vlerësojnë si një sjellje agresive kriteret e reja të përcaktuara nga banka qendrore, ndërsa  thonë se po penalizohen nga fenomeni i kompanive borxh mbledhëse nga i cili shoqata distancohet./VIZION PLUS

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka e Shqiperise borxhi mIkrokredi rregullorja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter