Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH miraton rregulloren, shtrëngon kredidhënien për institucionet financiare jobanka

07:58 - Tetor 3, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë i ka shkuar deri në fund qasjes së saj për të kufizuar kreditimin nga institucionet financiare jobanka. BSH thekson në njoftim se këto ndryshime vijnë në kuadër të paketës së ndryshimeve rregullative për mbrojtjen e konsumatorëve, si reagim i Bankës së Shqipërisë ndaj disa çështjeve të hasura në tregun ku këto institucione operojnë. 

Në konferencën për shtyp për komunikimin e politikës monetare, guvernatori Gent Sejko tha se qëllimi i ndryshimeve është një analizë më e mirë risku, me fokus mbrojtjen e kredimarrësve. Në këtë kuadër, subjektet kredidhënëse kanë detyrimin të vlerësojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, bazuar në të dhëna dhe informacione të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara, të cilat duhet të verifikohen në mënyrë të arsyeshme nga subjekti, për të shmangur kredidhënien e papërgjegjshme dhe vështirësinë financiare në shlyerjen e saj.

Por Banka e Shqipërisë nuk shpjegoi se përse kufizimi në kreditim po bëhej vetëm për institucionet financiare jobanka, kur linja kredie konsumatore kanë edhe bankat.

Institucionet financiare jobanka janë shprehur se masa të tilla do ta drejtojnë konsumatorin drejt kanaleve informale dhe në këtë mënyrë më shumë sesa ta mbrojnë, mund të kthehen në një dëm për të. Gjithashtu, kjo pritet të shoqërohet me impakt negativ në tkurrjen e kredidhënies.

Gjithashtu pjesë e ndryshimeve është edhe shtimi i një kërkese për subjektet financiare jobanka që blejnë kredi me probleme, të cilat në momentin e klasifikimit të portofolit të këtyre kredive nuk mund t’i klasifikojnë si kredi jo me probleme, nëse shlyerja e kësteve të kredive të blera bëhet nëpërmjet një kredie.

Por përsëri ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë nuk adresojnë çështjen e penaliteteve pa kufizim, që edhe ishte thelbi i skandalit me institucionet përmbarimore që kishin marrë portofolet e kredive të këqija.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në 1 janar 2025, por sipas Sejkos në rastet kur kërkohen ndërhyrje në sistemet informatike të institucioneve financiare jobanka, mund të ketë shtyrje të këtij afati. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka e Shqiperise borxhi i keq kesti i kredise mIkrokredi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter