Institucionet e mikrofinancës në fund të 6-mujorit të parë 2024, disbursuan 60.9 miliardë lekë kredi ose 17.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e dhënë nga mikrofinanca, përbën 7.5 % të totalit të portofolit të huadhënies për ekonominë.
Vitet e fundit fokusi kryesor ka qenë financimi i segmenteve që kanë qasje më të vogël ndaj bankave, sektori rural. Mikrofinanca e ka zgjeruar kreditimin edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë kryesisht në agroturizëm, shërbime etj. Kreditimi i mikrofinancës është i fokusuar më së shumti tek individët që zënë 80 % të kredive aktive.
Sipas BSH-së, niveli i kredive me probleme për sektorin mikrofinanciar, në fund të 6-mujorit të këtij viti shënoi rënie në 12.8 %, nga 13.3 % që ishte vitin e kaluar.
