Author: gazetar_2

Shqipëria vijon ende të mbetet një vend i vizituar nga të huajt, edhe jashtë sezonit veror. Gjatë muajit nëntor, janë 547 mijë turistë që e kanë vizituar vendin, duke e çuar shifrën vjetore në thuajse 9.5 milion. Mendohet që këtë vit numri i turistëve të arrijë në 10 milionë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo shifër tregon se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo zonë të tij dhe se Shqipëria po konfirmohet si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm. Ky vit ka shënuar një rekord…

Read More

Albana Koçiu. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vizitoi Spitalin Rajonal të Korçës, ku është takuar me shefat e shërbimeve, mjekët dhe stafin e këtij spitali. Gjatë bashkëbisedimit të saj me stafin, krahas opinioneve dhe sugjerimeve që mori nga stafi, dha edhe lajmin e mirë se struktura e Spitalit Rajonal të Korçës, i cili është një nga 12 spitalet rajonale, me buxhetin e vitit 2024 do të transformohet. Koçiu nënvizoi se spitali do të marrë vëmendje të shtuar për të përmirësuar akoma më shumë cilësinë e shërbimit dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithë personelit që punon aty për tu…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste si dhe Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot se në 2024-ën pensionistët do të marrin kartën e tyre, me të cilën do të bëjnë çdo veprim duke e pasur pensionin në bankë. “Pensionistëve ne u kemi borxhet më të mëdha, por nuk na e kanë borxh një tjetër turp të PS-së në qeveri që akoma sot, në vitin 2023, pensionet merren me zarf. Pastaj dalin grupe kriminale brenda Postës, grupe të organizuara brenda Postës që marrin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionistësh. Për më tepër pastaj, zarfet shkojnë me korrier, për të cilin paguajnë”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, foli mbi një projekt pilot që do të zbatohet në Divjakë. Sipas tij, me këtë model do të monitorohet çdo metër katror i tokës bujqësore të Shqipërisë dhe do të bëhet komplet transparencë për të gjitha subvencionet e shtetit që të shkojnë aty ku toka punohet dhe të gjitha investimet e shtetit për infrastrukturën e bujqësinë. “Do ta pilotojmë në Divjakë për bujqësinë dhe po bëjmë të mundur që përmes sensorëve, dronëve e kamerave në fusha e sera të informohen fermerët në kohë reale për sëmundjet, dëmet që i kanosen bimëve,…

Read More

Në fjalën e saj nga paneli për shërbimet publike në Kongresin e Partisë Socialiste, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi zgjerimin e autonomisë spitalore për të tjera struktura spitalore në vendin tonë, pas modelit të parë nisur me Spitalin Memorial Rajonal të Fierit. Ministrja informoi hapjen e kantiereve të reja ndërtimi për të përmirësuar më tej infrastrukturën shëndetësore. “Janë krijuar më në fund kushtet për të vënë në zbatim të gjerë modelin e administrimit të provuar me sukses në Spitalin “Memorial” të Fierit, i cili është një model i parë i zbatimit të autonomisë spitalore. Jemi gati…

Read More

Ёshtë konfirmuar sot nga Zëvendëskryeministrja si dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se linja nënujore e interkonjeksionit me Italinë do të bëhet realitet. Në punimet e Kongresit të PS-së që po mbahet sot në Tiranë, Balluku bëri të ditur se para pak ditësh është arritur dakordësia me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit të dy vendeve, përfshirë edhe një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë, Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jenë pjesë e projektit tonë. “Kemi nisur të ngjizim projektin më të rëndësishëm energjetik për dekadën, linjën e transmetimit nënujor mes Shqipërisë dhe Italisë.…

Read More

Ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare është rruga drejt së ardhmes, kështu është shprehur sot Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. “Vizioni ynë për Shqipërinë e 2030-s është për ta kthyer atë në një komb sipërmarrës, për të nxitur potencialet e pashfrytëzuar, për ta përgatitur biznesin shqiptar për sfidat e sotme dhe ato të së ardhmës. Inovacioni, dixhitalisimi, hapja e tregjeve janë të gjitha sfida, te cilat është detyra jonë për adresur dhe për t’i transformuar ato mundësi”, deklaroi ajo në fjalën e saj në Kongresin e PS-së. “Reforma në Drejtësi, projektet e rëndësishme zhvillimore në infrastrukturë,…

Read More

Në kongresin e PS-së, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani deklaroi sot arsimi profesional duhet të shihet së një mundësi e mirë për integrim të shpejtë në tregun e punës dhe pagë të denjë. Manjani renditi disa nga programet që po zbatohen në tregun e punës, si dhe foli për reformimin e arsimit professional, ku bëri të ditur se ambicia është që në vitin 2030, 1 në 3 nxënës të studiojnë në arsimin profesional. “Vendet perëndimore po vuajnë plakjen e popullsisë. Ndërkohë edhe inteligjenca artificiale po përceptohet nga tregu i punës si kërcënim. Parashikohet që në vitin 2030, 80…

Read More

Sot në Panelin mbi Qeverisjen Vendore të Kongresit të Partisë Socialiste, ka qënë i pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Tirana është sot modeli i suksesshëm i qytetit, si agjent zhvillimi ekonomik. “Më vjen mirë që, sot Tirana është Qyteti Europian i Sportit, vjet ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër do jetë Presidenca e B40 e në vitin 2025 jemi finalist për të qenë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Unë besoj fort se edhe këto tituj, që shumë njerëz mund t’i shohin në mënyrë cinike si këngë e valle, në thelb janë një…

Read More

Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që drejtojnë politikën ekonomike dhe sociale të vendit. Ky prezantim ka shënuar një moment thelbësor për Shqipërinë, duke theksuar arritjet dhe objektivat për të ardhmen. Ministri Mete deklaroi sot se qeveria po punon për një paktë mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti. “Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe praktikisht hyjmë në një fazë të re zhvillimi. Synimi është që këtë moment të mirë ekonomik, reflektuar edhe në buxhetin e vitit…

Read More