Shqipëria vijon ende të mbetet një vend i vizituar nga të huajt, edhe jashtë sezonit veror. Gjatë muajit nëntor, janë 547 mijë turistë që e kanë vizituar vendin, duke e çuar shifrën vjetore në thuajse 9.5 milion.
Mendohet që këtë vit numri i turistëve të arrijë në 10 milionë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo shifër tregon se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo zonë të tij dhe se Shqipëria po konfirmohet si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
Ky vit ka shënuar një rekord historik të turizmit në Shqipëri. Përballë kësaj rritje të fortë të sektorit të turizmit, Ministria e Turizmit ka përgatitur një ligj të ri për turizmin dhe strategjinë e re 2024-2030. Synimi është nxitja dhe mbështetja e sektorit privat, me qëllim garantimin e konkurrencës dhe standarteve në sektor.

