Kryetari i Partisë Socialiste si dhe Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot se në 2024-ën pensionistët do të marrin kartën e tyre, me të cilën do të bëjnë çdo veprim duke e pasur pensionin në bankë.
“Pensionistëve ne u kemi borxhet më të mëdha, por nuk na e kanë borxh një tjetër turp të PS-së në qeveri që akoma sot, në vitin 2023, pensionet merren me zarf. Pastaj dalin grupe kriminale brenda Postës, grupe të organizuara brenda Postës që marrin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionistësh. Për më tepër pastaj, zarfet shkojnë me korrier, për të cilin paguajnë”, tha Rama.
Kryeministri Rama garantoi se në vitin 2024 pensionistëve do t’u jepet karta e tyre.
“Do ta fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do t’i japim kartën e tyre. Pensioni i tyre do të jetë në bankë, nuk do ta prekë askush dhe kudo ata do përdorin kartën e tyre për të marrë ilaçet, pirë kafen etj. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do mërziten bankat që u marrin njerëzve për çdo transaksion e shërbim interes, por bankat tona kanë në ditët e sotme nivelit më të lartë të parave kesh në rezervë. Qeveria duhet të dali me propozim konkret për parlamentin, sepse bankat nuk duhen vetëm të fitojnë, do të mendojnë se si duhet të fitojnë edhe të tjerët”, tha Rama.
