Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë, Paketë mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti

14:45 - Dhjetor 8, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që drejtojnë politikën ekonomike dhe sociale të vendit. Ky prezantim ka shënuar një moment thelbësor për Shqipërinë, duke theksuar arritjet dhe objektivat për të ardhmen.

Ministri Mete deklaroi sot se qeveria po punon për një paktë mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti.

“Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe praktikisht hyjmë në një fazë të re zhvillimi. Synimi është që këtë moment të mirë ekonomik, reflektuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ta përkthejmë në mirëqenie të shtuar për qytetarët. Vitin e ardhshëm, presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që siç u shpreh ai, përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor. ”

Më tej Mete vijoi fjalën e tij duke u fokusuar tek Buxheti 2024.

“Buxheti i vitit të ardhshëm, këtë rritje ekonomike e përkthen në investime publike, si ato që u prezantuan këtu, në financim të reformave të rëndësishme, siç është Reforma në Drejtësi, për të cilën dyfishohet buxheti në raport me vitin 2016 kur filloi kjo reformë, duke e çuar financimin për sektorin e drejtësisë në mbi 260 milionë euro vitin e ardhshëm, ashtu siç financohet arsimi, shëndetësia, mbrojtja, që arrin për herë të parë në 2% të PBB, po ashtu dhe pushteti vendor për të cilin dyfishohet buxheti në raport me momentin e nisjes së reformës administrativo-territoriale”, tha ai.

“E bëjmë këtë, duke arritur në të njëjtën kohë të ulim borxhin publik nën 60%, pas afro 13 vjetësh, çka rrit aftësinë tonë për akses në tregje financiare dhe financim të mëtejshëm të reformave. Së fundmi dolëm nga lista gri dhe kemi marrë vlerësime pozitive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, që jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare”, informoi ministri.

Ai vuri në dukje se momenti i mirë ekonomik po përkthehet në punësim.
“Aktualisht, kemi një nga shkallët më të ulëta historike të papunësisë dhe po shohim rritje të punësimit. Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat”, u shpreh ministri.

Ne, tha Mete, nuk e konsiderojmë këtë si pikëmbërritje, apo destinacioni final, por si një stacion, nga i cili duam të avancojmë më tej, për të pasur një nga pagat më konkurruese në rajon.

“Në të njëjtën kohë, kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë”, deklaroi Mete.

Mete foli për një sezon turistik të suksesshëm, teksa theksoi se për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro.

“Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm turistik, që, megjithëse nuk e thotë Mirela, po e them unë, pritet të arrijë mbi 10 milionë turistë deri në fund të vitit dhe gjej rast edhe ta komplimentoj ministren dhe që krahas përmirësimit të imazhit të vendit, po përkthehet edhe në investime të shtuara direkte, ku vetëm për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro dhe pritshmëritë janë që edhe fundi i vitit të reflektojë një shifër të lartë historike”, deklaroi ai.

Gjithashtu, u shpreh mete, një lajm shumë i mirë është plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të akordohen nga BE afro 6 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, për të mbështetur avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE dhe të arrihet që e njëjta mbështetje për frymë që u jepet qytetarëve të BE të mund tu jepet edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Ekofin Media
Ekofin Media
ErvinMete kongresi kongresi i europes pakete mbeshtetje plani i zhvillimit shtresat vulnerabel
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter