Author: gazetar_2

Sipas të dhenave nga INSTAT, për muajin tetor hyrjet ne territorin shqiptar janë rritur me 66.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, duke arritur vlerën 1,256,554 shtetas, përfshirë shtetasit shqiptarë dhe ato të huaj. Hyrjet e shtetasve shqiptarë për këtë periudhë arrijnë vlerën 564 mijë ndërkohë që numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 691 mijë. Sipas llogaritjeve konstatojmë se rritjet sipas llojit të hyrjeve janë 45.2% dhe 89.4%, krahasuar me muajin Tetor të vitit 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2023 janë 557 mijë,…

Read More

Gjatë daljes së saj për mediat, deputetja Oriola Pampuri e cila është nënkryetarja e Partisë Demokratike shprehu qëndrimin e saj rreth pezullimit të fondeve IPARD në Bujqësi dhe Zhvillimit Rural nga zyra kundër mashtrimit ekonomik OLAF në BE. Deputetja Pampuri tha se duke nisur nga viti 2014 dhjetëra dhe miliona euro kanë kaluar në adresën e një grupi njerëzish të cilet janë të lidhur me interesa politike dhe ekonomike me pushtetarët. Sipas saj këto fonde janë grabitur nga fermerët të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë grant nga fondet e Bashkimit Europian. Më tej zonja Pampuri e mbështeti argumentin…

Read More

Ditën e sotme Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pati një takim me Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale dhe Financiare në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Alex Pivovarsky dhe Drejtuesen e BERZH-it në Shqipëri, znj. Ekaterina Solovova. Gjate ketij takimi BERZH është shprehur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket rritjes së kapaciteteve për emetuesit e mundshëm, si edhe për rregullatorët. Ministri i Financave është shprehur se asistenca e BERZH do të jetë një vlerë e shtuar në zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendin tonë, ku…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me dije sot gjatë fjalës së tij rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, se parashikohet një rritje e pagave prej 7-22% për mbi 6500 ushtarakë. Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama është shprehur se ambicia e qeverisë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës së Shqipërisë të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s. Më tej ai pohoi se ushtarakët shqiptarë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi ata kanë paga ndër më të lartat, të cilat do të vazhdojnë të…

Read More

Muaj shtator ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë përsa i përket sektorit të turizmit, ku sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i netëve të qëndrimit nga rezidentët vendas në strukturat akomoduese është dyfishuar, ndërsa numri i netëve të qëndrimit nga të huajt është rritur me 81%. Jugu duket se ka tërhequr më shumë turistë, por rritje e lartë e netëve të qëndrimit vihet re edhe në zonën e Veriut. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70.1 %, në krahasim me shtatorin e 2022-shit. Konkretisht numri i vizitorëve rezident është rritur me 60.3 %, ndërsa…

Read More