Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shtatori i suksesshëm në rritjen e netëve të qëndrimit nga turistët e huaj, me në krye italianët dhe gjermanët

17:30 - Nëntor 20, 2023 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Muaj shtator ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë përsa i përket sektorit të turizmit, ku sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i netëve të qëndrimit nga rezidentët vendas në strukturat akomoduese është dyfishuar, ndërsa numri i netëve të qëndrimit nga të huajt është rritur me 81%.

Jugu duket se ka tërhequr më shumë turistë, por rritje e lartë e netëve të qëndrimit vihet re edhe në zonën e Veriut.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70.1 %, në krahasim me shtatorin e 2022-shit. Konkretisht numri i vizitorëve rezident është rritur me 60.3 %, ndërsa numri i vizitorëve të cilët nuk janë rezident është rritur me 76.0 %.

Numri i vizitorëve nga Kosova ka pësuar rritje me 9 %, nga Italia numri i vizitorëve të cilët nuk janë rezident shënoi rritje me 8.8 %, ndërsa nga Gjermania ka një rritje me 7.2 %. Po ashtu rritje me 6.2 % shënoi edhe numri i vizitorëve polak, ndërsa numri i vizitorëve spanjoll u rrit me 3.2 %.

Në total numri i netëve të qëndrimit është rritur me 87.8 %, në krahasim me shtatorin e 2022-shit. Gjatë muajit shtator 2023, sipas INSTAT-it, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 70.1 %, krahasuar me shtator 2022. Numri i vizitorëve të cilët nuk janë rezident dhe janë akomoduar në rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.2 herë.

Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 93.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve të cilët nuk janë rezident dhe janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 67.6 %.

Nivelet neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 32.4 %, kundrejt 23 % që ishte në muajin shtator të 2022-shit.

Masa e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 37 %, kundrejt 22.9 % që ishte në muajin shtator të 2022-shit.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjermanë instat italianë shtatori turizmi vizitorë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter