Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me dije sot gjatë fjalës së tij rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, se parashikohet një rritje e pagave prej 7-22% për mbi 6500 ushtarakë.
Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama është shprehur se ambicia e qeverisë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës së Shqipërisë të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s.
Më tej ai pohoi se ushtarakët shqiptarë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi ata kanë paga ndër më të lartat, të cilat do të vazhdojnë të rriten drejt mesatares së NATO-s.