Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Publikimi i plotë i vendimit nr. 1307 të Komisionit të Konkurrencës, vetëm një ditë pas njoftimit për media, konfirmon analizën e publikuar ditën e djeshme nga Ekofin.al. Leximi i dokumentit zyrtar tregon se Autoriteti i Konkurrencës nuk ka arritur të provojë asnjë shkelje të ligjit që administron vetë, por megjithatë ka vendosur një sërë detyrimesh ndaj operatorëve celularë, të cilat mbështeten kryesisht në legjislacionin dhe rregulloret e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Vetë vendimi është i qartë në konkluzionet e tij. Komisioni pranon se analiza ekonomike dhe juridike nuk provoi ekzistencën e një koordinimi apo praktike të bashkërenduar ndërmjet Vodafone Albania dhe One Albania, siç kërkon ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Dokumenti pranon gjithashtu se nuk u administruan prova të drejtpërdrejta apo të tërthorta për kontakte, komunikime apo shkëmbim informacioni ndërmjet operatorëve dhe se ngjashmëritë në sjelljen tregtare janë vlerësuar si rezultat i karakteristikave të një tregu duopolistik me transparencë të lartë.

Madje, edhe mungesa e një metodologjie të plotë për dokumentimin e kostove, e evidentuar gjatë hetimit, sipas vetë Autoritetit, nuk përbën provë të mjaftueshme për ekzistencën e një praktike të ndaluar nga ligji i konkurrencës. Në fund, Komisioni arrin në përfundimin se sjellja e operatorëve përbën “sjellje paralele tregtare” dhe jo një praktikë të bashkërenduar apo abuzim me pozitën dominuese.

Megjithatë, pikërisht në këtë moment lind paradoksi më i madh i vendimit. Edhe pse nuk konstatohet shkelje e ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Komisioni vendos një seri detyrimesh të reja për operatorët, duke kërkuar hartimin e procedurave të brendshme për çmimet, krijimin e paketave për pensionistët dhe studentët, ofrimin e paketave bazë edhe në pikat fizike të shitjes, ndryshime në kontratat me abonentët dhe masa të tjera që lidhen drejtpërdrejt me rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike.

Një lexim i argumentimit juridik tregon se një pjesë e konsiderueshme e vendimit nuk mbështetet te dispozitat e ligjit të konkurrencës, por te ligji nr. 54/2024 për komunikimet elektronike dhe te Rregullorja nr. 27/2012 e AKEP-it. Për disa faqe me radhë, Komisioni citon kompetencat e AKEP-it mbi transparencën e tarifave, publikimin e informacionit, analizën e tregut, kontrollin rregullator të tregut me pakicë dhe detyrimet që ky institucion mund të vendosë ndaj operatorëve.

Edhe më interesante bëhet situata në pikën 39 të vendimit, ku Komisioni i Konkurrencës shprehet se, sipas vlerësimit të tij, AKEP nuk ka realizuar një analizë dhe vlerësim të përgjithshëm krahasues për ndryshimet e kryera në paketat standarde nga operatorët celularë. Me këtë formulim, Autoriteti i Konkurrencës nuk kufizohet më në vlerësimin e sjelljes së operatorëve ekonomikë, por kalon në vlerësimin e mënyrës se si një autoritet tjetër i pavarur ushtron kompetencat e veta ligjore. Këtë kompetencë kontrolli mund ta marrë vetëm Kuvendi, ose gjykata në rastet e vendimeve të AKEP.

Po aq domethënës është edhe fakti se vetë AKEP, sipas përgjigjes së përfshirë në vendim, sqaron se krahasimi i raporteve cilësi-çmim në tregun me pakicë nuk bën pjesë në detyrat e tij funksionale dhe se promovimi apo sugjerimi i planeve tarifore do të binte ndesh me parimin e neutralitetit të rregullatorit. AKEP shton gjithashtu se ndërhyrja ex ante në tregun me pakicë është e mundur vetëm në kushte shumë specifike dhe se praktika e vendeve të Bashkimit Evropian nuk njeh një rregullim të tillë për tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Në praktikë, vendimi lë të hapur një debat të rëndësishëm juridik dhe institucional. Nëse Autoriteti i Konkurrencës pranon se nuk ka gjetur shkelje të ligjit që administron dhe njëkohësisht mbështet vendimmarrjen e tij kryesisht në dispozita që i përkasin kompetencave të një autoriteti tjetër rregullator, atëherë lind pyetja nëse ky është një vendim për mbrojtjen e konkurrencës apo një përpjekje për të rregulluar tregun e komunikimeve elektronike përmes instrumenteve që ligji ia ka besuar AKEP-it.

Ky është një debat që me shumë gjasa nuk do të mbyllet me publikimin e vendimit, por mund të vijojë edhe në gjykatë, nëse operatorët vendosin ta ankimojnë atë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

gazetar_215:59 - Korrik 28, 20260

Publikimi i plotë i vendimit nr. 1307 të Komisionit të Konkurrencës, vetëm një ditë pas…

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:59 - Korrik 28, 2026

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:22 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter