Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregtia e BE-së me elementet e rralla të tokës rikuperohet në vitin 2025, Kina mbetet furnizuesi kryesor

23:15 - Korrik 7, 2026

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Objektet e Marinës” në Himarë me sipërfaqe mbi 12 mijë m2 jepen me qira për 20 vite

22:54 - Shkurt 16, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka shpallur nisjen e procedurave për dhënien me qira, me konkurrim, të një prej aseteve shtetërore me potencial të lartë turistik në jug të vendit. Bëhet fjalë për pasuritë nr. 275, 276, 278, 279, 284 dhe pjesë e pasurisë nr. 285/1, në zonën kadastrale 3095, me emërtimin “Objektet e Marinës”, me sipërfaqe totale 12 204 m², të vendosura në Himarë.

Sipas dokumentit të konsultuar nga Ekofin.al, dhënia me qira synon ushtrimin e veprimtarisë në fushën e turizmit, me kushtin e qartë për ruajtjen e karakterit natyror dhe peizazhit ekzistues të zonës, pa shtuar sipërfaqe ndërtimore. Kjo do të thotë se investimi duhet të fokusohet në rikualifikim, përmirësim funksional dhe shërbime turistike, por jo në zgjerim fizik të strukturave.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet më 24 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e ministrisë. Vlera dysheme e detyrimit mujor të qirasë është përcaktuar në 567,564.3 lekë në muaj, ndërsa afati i kontratës do të jetë 20 vite.

Skema e vlerësimit është e ndërtuar mbi tre komponentë kryesorë: 40 pikë për investimin e propozuar, 30 pikë për nivelin e punësimit dhe 30 pikë për tarifën mujore të qirasë. Kjo formulë sugjeron se oferta më e lartë financiare nuk është e vetmja përcaktuese; pesha më e madhe i jepet cilësisë dhe volumit të investimit.

Subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesën për marrjen me qira, ku të deklarojnë ofertën për qiranë mujore, qëllimin e përdorimit të pronës dhe treguesit e konkurrimit sipas planit të biznesit. Në rast se kërkohet një afat mbi 5 vite, si në këtë rast, ku afati është 20 vite, plani i biznesit duhet të përshkruajë me detaje pesë vitet e para të aktivitetit, si dhe të përfshijë parashikime për periudhën në vijim.

Dokumentacioni duhet të shoqërohet me një seri vetëdeklarimesh, përfshirë të dhënat e NIPT/NUIS, shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore, deklarim për situatën penale dhe proceset gjyqësore, si dhe, nëse subjekti operon në objekte shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve përkatëse. Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, komisioni ka të drejtë të skualifikojë menjëherë subjektin.

Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i noterizuar dhe dorëzohet në momentin e hapjes së konkurrimit.

Ky njoftim vjen në një moment kur Himara po konsolidohet si një nga destinacionet më dinamike të turizmit bregdetar, ndërsa shteti po orienton asetet publike drejt modeleve të partneritetit me sektorin privat, me theks në investime cilësore dhe punësim lokal. Për investitorët në turizëm, “Objektet e Marinës” përfaqësojnë një mundësi për zhvillim afatgjatë në një zonë me potencial të lartë, por njëkohësisht me detyrimin për ruajtjen e identitetit natyror të territorit. /ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
himara marina ministria e ekonomisë dhe inovacionit plani i biznesit qira
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

Drejtoria e Hetimit Tatimor investigim të 500 rasteve në ndërtim dhe turizëm

16:47 - Korrik 7, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: “Objektet e Marinës” në Himarë me sipërfaqe mbi 12 mijë m2 jepen me qira për 20 vite - Gazeta Bulevard

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

gazetar_219:08 - Korrik 7, 20260

Qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin e shtetit për të financuar pjesërisht koncertin e artistit amerikan…

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

13:42 - Korrik 7, 2026

Udhëtoni jashtë vendit? Ja dokumentet që ju duhen për dëmshpërblimin me Karton Jeshil

10:55 - Korrik 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

19:08 - Korrik 7, 2026

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

17:55 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

13:42 - Korrik 7, 2026

QKB sqaron kriteret dhe afatet për dorëzimin e pasqyrave financiare nga bizneset

Tregtia e BE-së me elementet e rralla të tokës rikuperohet në vitin 2025, Kina mbetet furnizuesi kryesor

23:15 - Korrik 7, 2026

Qeveria ndryshon buxhetin për koncertin e Kanye West, 400 milionë lekë nga fondi rezervë

19:08 - Korrik 7, 2026

AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për policinë, Xhaja: Pasuritë e konfiskuara po kthehen në investime për sigurinë 

17:55 - Korrik 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter