Kategoria: Uncategorized @sq
Të rinjtë shqiptarë preferojnë që të punojnë në kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Sipas një sondazhi të “Deloitte”, titulluar “Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020”, kapitulli i Shqipërisë, gati 50% e të anketuarve kanë zgjedhur kompanitë e mëdha ndërkombëtare, si preferencën e tyre kur pyeten se në cilat kompani do të donin të punonin.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dorëzuar sot në Kuvend nismën ligjore të PD për uljen e TVSH-së nga 20 për qind, në 6 për qind për produktet e shportës. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, u shoqërua me një moment të pazakontë, pasi u fikën dritat. Fillimisht situata u trajtua me sportivitet dhe Çela vijonte raportimin, por pas debatit së ministres Balluku me deputetin e
Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ceno Klosit, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi i mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Klosi u emërua në krye të Tatimeve, pasi ish drejtoresha e këtij institucionin,
Drejtori i përgjithshëm i Doganave mori pjesë në mbledhjen e 12 të Grupit Ndërinstitucional për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimin e Tregtisë. Kjo mbledhje, e cila u drejtua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë kur zhvillime të rëndësishme janë duke ndodhur në fushën e
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim të thelluar për të zbardhur efektshmërinë e procesit të legalizimeve, duke arritur në përfundimin se zvarritja e tij ka denatyruar qëllimin e tij duke nxitur madje ndërtimet e reja informale, ndërkohë që ka ekspozuar zonat bregdetare ndaj abuzimeve. Në një raport të sapo publikuar, Kontrolli i
Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas OSSH-së, furnizimi jashtë matjes me linjë të dytë është forma
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në masën 78,8 miliardë lekë, 9,4 miliardë lekë ose 13.5 % më shumë se 9-mujori i parë i vitit 2020. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë këto të ardhura
Transporti urban në Tiranë, Vorë dhe Kamëz do të operojë me 50% të flotës së urbanëve, ndërkohë që një ditë pas këtij vendimi, Unioni i Transportit Publik i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh kërkesat e tyre ekonomike, për t’i shpëtuar nga kolapsi. Që prej rifillimit të operimit pas bllokimit si pasojë e COVID-19
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Sipas informacionit aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht