Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u prezantua projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga ministrja Balluku dhe administratori i OSHEE, Adrian Çela, u shoqërua me një moment të pazakontë, pasi u fikën dritat.
Fillimisht situata u trajtua me sportivitet dhe Çela vijonte raportimin, por pas debatit së ministres Balluku me deputetin e PD Arbi Agalliu pse po bëheshin foto pa drita, mbledhja u ndërpre.
Balluku: Nuk është etike që bën foto, ne kemi ardhur për të folur për çështje etike dhe profesionale.
Agalliu: Kush je ti që më tregon etikën?
Balluku: Unë jam ajo që more ti në foto, për çfarë e bërë foton?
E njëjta situatë me fikjen e dritave u përsërit edhe në Komisionin e Ligjeve. Energjia elektrike është rikthyer dhe puna ka vijuar normalisht.