Kategoria: Tregje
Sot në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.3 lekë dhe shitet 89.3 lekë. Euro sot blihet me 98.7 lekë, ndërsa në shitje me 99.4 lekë. Paundi sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.8 lekë, në shitje me 104.8 lekë. Dollari kanadez sot në
Pak ditë pasi ka dërguar për konsultim te bankat dhe institucionet financiare jobanke ndryshimet e parashikuara në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga një prej parashikimeve, që hasi edhe kundërshtinë më të madhe nga tregu. Në projektrregullore u kërkohej bankave dhe institucioneve financiare që përpara
Vijojnë të bien yieldet e bonove të thesarit të Qeverisë. Një tendencë e tillë e tregut sipas ekspertëve është e parashikueshme, në kushtet kur monedha vendase vijon të forcohet, borxhi i Qeverisë vijon të ketë tendencë rënëse dhe politika monetare e BSh ndryshoi në kahun e kundërt, pas disa rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një set rregulloresh, jo vetëm për të kufizuar kredidhënie, por me sa duket edhe reklamimin e saj. Paralelisht me projektrregulloren “Për menaxhimin e riskut në institucionet financiare jobanka”, që forcon më tej rregullat e kredidhënies, Banka e Shqipërisë u ka dërguar institucioneve financiare, këtë herë edhe bankave, për konsultim projektrregulloren
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, hartuar në zbatim të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Dokumenti është hartuar në konsultim me Bankën Botërore dhe Zyrën e Asistencës Teknike
Ministria e Financave synon të heqë diferencimet në nivelin e akcizës për prodhimin e verës. Pas unifikimit të akcizës për birrën, veprim që u prit me shumë kundërshti nga prodhuesit vendas, të cilët edhe e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, tashmë thuajse e njëjta masë pritet të merret edhe sa i përket prodhimit të verës.
Sistemi bankar në Shqipëri vijon të ketë një ecuri pozitive dhe rritje të vazhdueshme të veprimtarisë financiare. Sipas të dhënave, fitimi neto i sektorit bankar në fund të muajit qershor arriti në 18.6 miliardë lekë, vlerë kjo rreth 26% më e lartë krahasuar me vitin 2023. Ndikimin kryesor e dhanë të ardhurat neto nga interesat,
Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë. Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet
Banka e Shqipërisë vijon të këmbëngulë se nevojitet kujdes i shtuar nga ana e bankave në lidhje me aktivitetin e kreditimit dhe në veçanti për kreditë për pasuri të paluajtshme, që kanë njohur rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Referuar Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit, BSH thekson se kredia
Vodafone Albania ka zgjeruar më tej numrin e abonentëve të tij në tregun e shërbimeve celulare në Shqipëri. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i abonentëve të Vodafone Albania në shërbimet celulare me karta SIM për 3-mujorin e dytë të vitit 2024 arriti në 1,832,228, me një