Kategoria: Ekonomi
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve që operojnë në zonat me fluks të lartë turistik mund të aplikojnë në të ardhmen tarifa me blloqe për furnizimin me ujë, me synimin për të frenuar konsumin mbi normë dhe për të menaxhuar më mirë burimet ujore gjatë sezonit veror. Propozimi u bë publik nga kryetarja e Entit Rregullator të Ujit
Brenda pak javësh, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin e tretë që lidhet me përafrimin e legjislacionit fiskal shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Pas projektligjeve që transpozojnë rregullat për tatimin minimal global dhe direktivën GloBE, qeveria ka publikuar edhe projektligjin “Për Deklaratën Informative të Tatimit Shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj”,
Taksa mbi pasurinë po fiton gjithnjë e më shumë peshë në financat e pushtetit vendor, megjithatë mbetet ende një burim të ardhurash i pashfrytëzuar plotësisht. Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth 8.1 miliardë lekë, ose afërsisht 81 milionë euro, nga kjo taksë, duke përbërë 18% të totalit të të ardhurave të veta
Nga menaxhimi i rreziqeve që sjellin ndryshimet klimatike, te zhvillimi i tregut të parasë sipas standardeve ndërkombëtare dhe rritja e aksesit në financim për gratë sipërmarrëse, partneriteti mes dy institucioneve po merr një rol gjithnjë e më strategjik në procesin e afrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian. Ky ishte një nga mesazhet kryesore
Procesi i faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara ka përfshirë deri tani 22,651 tatimpagues, ndërsa vlera e detyrimeve të fshira ose të shuara arrin në 60 milionë euro. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se procesi vijon për tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Fshirja kryhet automatikisht, pa qenë e nevojshme
Shqipëria ka potencial të rrisë ndjeshëm financimin e sistemit shëndetësor, duke gjeneruar deri në 56.7 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit, ose rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëse ndërmerr një paketë reformash në sigurimet shëndetësore dhe administrimin fiskal. Ky është përfundimi i një analize të Bankës Botërore, e cila evidenton se sistemi
Euro ka zbritur në nivelet më të ulëta historike ndaj lekut, duke thelluar një fenomen që prej më shumë se tre vitesh po ndryshon ekuilibrat e ekonomisë shqiptare. Në teori, një euro më e dobët duhet të ulë kostot e importeve dhe të përkthehet në çmime më të favorshme për konsumatorët. Në praktikë, kjo nuk
Përmbytje që shkatërrojnë të mbjellat, ngrica që dëmtojnë pemëtarinë, thatësira që ul prodhimin dhe zjarre që përfshijnë sipërfaqe të tëra bujqësore. Këto janë bërë tashmë pjesë e përvitshme e realitetit të fermerëve shqiptarë, të cilët pas çdo fatkeqësie natyrore përballen me të njëjtën dilemë: si të kompensojnë humbjet. Prej vitesh, sektori bujqësor ka kërkuar ngritjen
Nëse perceptimi i pasigurisë vazhdon të përkeqësohet, ekonomia shqiptare mund të humbasë mesatarisht 923 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky është vlerësimi i analizës më të fundit të ALTAX Observatory, sipas së cilës ndikimi ekonomik i kriminalitetit nuk matet vetëm nga numri i veprave penale, por mbi të gjitha nga mënyra se si
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”. Në fjalën e tij, Rama tha se, “ky është një program kombëtar ambicioz për të kaluar tek “Rilindja Urbane 2.0” duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh”. Rama foli jo vetëm për dallimin mes programit të ri dhe