Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:03 - Korrik 13, 2026

Leku “fiton”, ekonomia humbet? Ekspertët: Pas rënies së euros, fshihet një krizë prodhimi

06:00 - Korrik 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Leku “fiton”, ekonomia humbet? Ekspertët: Pas rënies së euros, fshihet një krizë prodhimi

06:00 - Korrik 13, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Euro ka zbritur në nivelet më të ulëta historike ndaj lekut, duke thelluar një fenomen që prej më shumë se tre vitesh po ndryshon ekuilibrat e ekonomisë shqiptare. Në teori, një euro më e dobët duhet të ulë kostot e importeve dhe të përkthehet në çmime më të favorshme për konsumatorët. Në praktikë, kjo nuk po ndodh. Ndërkohë, eksportuesit, industria përpunuese dhe bujqësia po përballen me një goditje të fortë dhe nuk e kanë marrë veten që nga goditja e pësuar në vitin 2023.

Ekspertët, njëkohësisht edhe sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit, Arben Shkodra, Alban Zusi dhe Florian Zekja, i thanë ekofin.al se kursi aktual i këmbimit po krijon pasoja serioze për ekonominë reale. Megjithëse qasjet e tyre ndryshojnë në disa pika, mesazhi është pothuajse i njëjtë: përfitimet e një leku të fortë janë të kufizuara, ndërsa kostot për prodhimin dhe eksportet po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Goditja e parë ra mbi eksportuesit

Për Arben Shkodrën, biznesi eksportues është sot në kufijtë e mbijetesës. Ai thekson se më të goditura janë kompanitë që prodhojnë në Shqipëri, paguajnë kostot në lekë dhe shesin të gjithë prodhimin në euro.

“Këto biznese kanë hyrë në modalitet mbijetese. Nëse trendi i zhvlerësimit të euros vazhdon, shumë prej tyre nuk do të jenë më në gjendje të qëndrojnë në treg”, vlerëson ai.

Sipas Florian Zekjas, goditja nisi që në gjysmën e dytë të vitit 2023, fillimisht te manifaktura, agropërpunimi, bimët medicinale, përpunimi i peshkut dhe qendrat e shërbimit (call center). Më pas efekti u përhap edhe në sektorë të tjerë si arsimi privat, ndërtimi dhe vetë turizmi.

Alban Zusi mendon se përveç eksportuesve, sot po vuajnë rëndë edhe bujqësia dhe agroindustria, sektorë që sipas tij po humbasin terren përballë produkteve të importit.

Euro bie, por çmimet nuk ndjekin të njëjtën rrugë

Në teori, një euro më e lirë duhet të përkthehet në importe më të lira dhe, rrjedhimisht, në çmime më të ulëta për konsumatorët. Por pikërisht këtu ekspertët janë pothuajse unanimë.

“Nuk ka asnjë shans që rënia 2-3% e euros gjatë javëve të fundit të reflektohet në çmimet për konsumatorin,” thotë Alban Zusi. Sipas tij, diferenca mbetet kryesisht si fitim shtesë për importuesit dhe tregtarët, ndërsa konsumatori nuk përfiton.

Edhe Arben Shkodra ndan të njëjtin qëndrim. Ai kujton se ulja e kostos së importeve “duhej të reflektohej në uljen e çmimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.”

Florian Zekja e quan këtë situatë “paradoksi i ekonomisë shqiptare”. Ai argumenton se importuesit kanë përfituar një avantazh të konsiderueshëm nga zhvlerësimi i euros, por ky avantazh nuk është transferuar te konsumatori. Përkundrazi, në shumë raste çmimet janë rritur, ndërsa fuqia blerëse është dobësuar.

Kush fiton nga një lek i fortë?

Arben Shkodra identifikon vetëm një përfitim të drejtpërdrejtë: uljen e kostos së borxhit të jashtëm, pasi detyrimet në valutë bëhen më të lira në terma të lekut. Florian Zekja shton se nga kjo situatë ka përfituar edhe qeveria, pasi ulja e vlerës së borxhit të jashtëm ka përmirësuar raportin borxh/PBB dhe disa tregues fiskalë. Por Alban Zusi e kundërshton këtë qasje në mënyrë kategorike.

“Të gjitha teoritë ekonomike e konsiderojnë forcimin e monedhës vendase si një disavantazh për ekonominë. Shqipëria nuk bën përjashtim. Nuk ka asnjë avantazh real nga mbiçmimi i lekut,” thotë Zusi.

Sipas tij, historia ekonomike tregon se shtetet përpiqen të mbajnë monedhat konkurruese pikërisht për të mbështetur eksportet dhe prodhimin vendas.

Po thellohet hendeku mes importeve dhe eksporteve

Arben Shkodra paralajmëron se disbalanca po zgjerohet çdo ditë dhe se industria përpunuese, por edhe turizmi, po humbasin  konkurrueshmërinë.

Alban Zusi shkon edhe më tej. Ai kujton se vetëm pak vite më parë eksportet po afroheshin gradualisht me importet, ndërsa sot hendeku është rikthyer dhe po zgjerohet.

Madje, sipas tij, Shqipëria po importon gjithnjë e më shumë edhe produkte ushqimore e bujqësore që teorikisht duhet t’i prodhonte vetë.

“Për çdo ulje 2-3% të çmimeve të produkteve të importit, bizneset shqiptare humbasin 20-30% të normës së fitimit. Kjo do të thotë më pak investime, më pak paga dhe më pak zhvillim.”

Edhe Florian Zekja paralajmëron se dëmet afatgjata nuk kufizohen vetëm te eksportet.

Dobësimi i prodhimit vendas, humbja e vendeve të punës dhe rënia e investimeve, sipas tij, krijojnë një rreth vicioz që ngadalëson të gjithë ekonominë.

Pse po forcohet leku?

Arben Shkodra preferon të mos hyjë te shkaqet e forcimit të monedhës, por fokusohet te pasojat. Florian Zekja kërkon një analizë të plotë të faktorëve që ndikojnë në kursin e këmbimit, duke përfshirë turizmin, remitancat, investimet e huaja, ekonominë informale, korrupsionin dhe qarkullimin e parasë së krimit.

Ndërsa Alban Zusi është më i drejtpërdrejtë. Sipas tij, forcimi i lekut nuk është rezultat i një ekonomie më të fortë, pasi eksportet janë në rënie dhe prodhimi vendas po tkurret. Ai argumenton se kursi aktual lidhet me faktorë të tjerë jashtë ekonomisë reale, përfshirë fenomenet informale dhe kriminale.

Çfarë duhet bërë perballë forcimit të lekut?

Arben Shkodra propozon fiksimin e përkohshëm të kursit të këmbimit, si dhe një përdorim më të gjerë të euros në ekonomi.

Alban Zusi kërkon gjithashtu një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për stabilizimin e kursit, duke argumentuar se ligji organik i bankës i jep përgjegjësi jo vetëm për inflacionin, por edhe për kursin e këmbimit. Paralelisht, ai propozon politika fiskale lehtësuese për eksportuesit, bujqësinë dhe agroindustrinë, si edhe grante publike për rritjen e produktivitetit, duke kundërshtuar përdorimin e kredive për bizneset që ndodhen në vështirësi.

Florian Zekja vendos theksin te një paketë më e gjerë masash. Ai kërkon bashkëpunim mes qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe grupeve të interesit për të analizuar shkaqet reale të fenomenit, ndërsa mbështet incentiva për teknologjinë, automatizimin dhe inovacionin, si rrugë për të rritur konkurrueshmërinë e prodhimit shqiptar.

Ekonomia reale përballë treguesve makroekonomikë

Debati për kursin e këmbimit nuk është më vetëm një debat mbi lekun dhe euron, ai po kthehet në një debat mbi modelin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Nga njëra anë qëndrojnë treguesit makroekonomikë, ku një lek i fortë ndihmon në uljen e kostos së borxhit dhe përmirëson disa indikatorë fiskalë. Nga ana tjetër është ekonomia reale, ku eksportet bien, prodhimi vendas humbet terren dhe investimet shtyhen.

Pavarësisht dallimeve në interpretim, tre ekspertët bien dakord për një çështje thelbësore: nëse kursi aktual i këmbimit vazhdon të mbetet në nivelet më të ulëta historike të euros, pa politika mbështetëse për prodhimin dhe eksportet, kostoja do të rëndojë gjithnjë e më shumë mbi ekonominë reale, punësimin dhe aftësinë konkurruese të vendit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
alban zusi arben shkodra biznesi çmimet euro florian zekja zhvlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:03 - Korrik 13, 2026

Gati drafti për sigurimin në bujqësi, Rrapaj: Propozojmë një model me 4 aktorë kryesorë

05:58 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

gazetar_109:49 - Korrik 13, 20260

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për Sistemin e Pagesave…

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:03 - Korrik 13, 2026

Leku “fiton”, ekonomia humbet? Ekspertët: Pas rënies së euros, fshihet një krizë prodhimi

06:00 - Korrik 13, 2026

Gati drafti për sigurimin në bujqësi, Rrapaj: Propozojmë një model me 4 aktorë kryesorë

05:58 - Korrik 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:49 - Korrik 13, 2026

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

06:03 - Korrik 13, 2026

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:00 - Korrik 13, 2026

Leku “fiton”, ekonomia humbet? Ekspertët: Pas rënies së euros, fshihet një krizë prodhimi

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:03 - Korrik 13, 2026

Leku “fiton”, ekonomia humbet? Ekspertët: Pas rënies së euros, fshihet një krizë prodhimi

06:00 - Korrik 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter