Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka potencial të rrisë ndjeshëm financimin e sistemit shëndetësor, duke gjeneruar deri në 56.7 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit, ose rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëse ndërmerr një paketë reformash në sigurimet shëndetësore dhe administrimin fiskal. Ky është përfundimi i një analize të Bankës Botërore, e cila evidenton se sistemi aktual nuk arrin të mbledhë të ardhurat që mund të gjeneroheshin nga tregu i punës dhe propozon masa konkrete për zgjerimin e mbulimit dhe rritjen e eficiencës së financimit.

Sipas raportit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) mbështetet në një normë kontributi prej vetëm 3.4% të pagës bruto, një nivel dukshëm më i ulët se ai i shumë vendeve evropiane, ku kontributet për sigurimet shëndetësore lëvizin rreth 10% ose edhe më lart. Për më tepër, pagat më të ulëta dhe informaliteti kufizojnë bazën mbi të cilën mblidhen kontributet.

Mijëra punonjës paguajnë kontribute, por nuk figurojnë të siguruar

Një nga problematikat kryesore që evidenton Banka Botërore është mospërputhja mes të dhënave të Administratës Tatimore dhe regjistrit të FSDKSH-së.
Në prill 2025, punëdhënësit paguan kontribute shëndetësore për 722,573 punonjës, ndërsa në sistemin e FSDKSH-së rezultonin të regjistruar shumë më pak persona si kontribuues aktivë. Arsyeja lidhet me faktin se pagesa e kontributeve nuk sjell automatikisht regjistrimin në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Punonjësit duhet të kenë një kartë aktive shëndetësore, e cila rinovohet periodikisht, ndaj shumë kontribuues nuk pasqyrohen në statistikat zyrtare të mbulimit.

Sipas raportit, një sistem automatik i shkëmbimit të të dhënave ndërmjet Tatimeve dhe FSDKSH-së do të eliminonte këtë boshllëk administrativ dhe do të siguronte që çdo person që paguan kontribute të konsiderohet automatikisht i siguruar.

Vetëm një pjesë e vogël e kontribuuesve rezultojnë të regjistruar

Analiza tregon se vetëm rreth 22% e punonjësve të sektorit formal dhe 2.5% e të vetëpunësuarve rezultojnë të regjistruar në sistemin e sigurimeve shëndetësore, ndërsa mbulimi është shumë më i lartë tek kategoritë që financohen nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, rreth 1.17 milionë persona përfitojnë sigurim të subvencionuar, ndërsa numri total i të siguruarve arrin në rreth 1.33 milionë, ose afro 56% të popullsisë së vendit.

Tre reforma që mund të ndryshojnë financimin e shëndetësisë

Për të rritur të ardhurat dhe mbulimin e sistemit, Banka Botërore propozon tre skenarë kryesorë I pari lidhet me përfshirjen e të vetëpunësuarve, përmes një procedure më të thjeshtë regjistrimi dhe subvencionimit të pjesshëm gjatë vitit të parë. Kjo masë mund të shtojë në sistem 300–350 mijë kontribuues të rinj.

Skenari i dytë rekomandon zgjerimin e mbulimit për grupet vulnerabël, duke identifikuar personat me të ardhura të ulëta që aktualisht nuk përfitojnë sigurim dhe duke rivlerësuar kategoritë ekzistuese të subvencionuara.

Ndërsa skenari i tretë parashikon rritjen e normës së kontributit nga 3.4% në të paktën 5% të pagës, çka do të sillte një rritje të ndjeshme të të ardhurave për fondin.

Llogaritjet e Bankës Botërore tregojnë se, nëse këto tre masa zbatohen njëkohësisht dhe bazohen në parametrat ekonomikë të vitit 2026, të ardhurat shtesë mund të arrijnë në 56.7 miliardë lekë, ose rreth 2.04% të PBB-së.

Pensionistët zënë peshën më të madhe të skemës së subvencionuar

Raporti evidenton se 39% e përfituesve të sigurimit të subvencionuar janë pensionistë, të ndjekur nga fëmijët dhe studentët me 27% dhe personat me sëmundje kronike me 23%.

Banka Botërore sugjeron që qeveria të rishikojë mënyrën se si financohen këto kategori, duke e lidhur subvencionin më shumë me koston reale të paketës së shërbimeve shëndetësore dhe duke përmirësuar identifikimin e familjeve në nevojë.

Digjitalizimi, një hallkë kyçe për reformën

Një pjesë e rëndësishme e rekomandimeve lidhet me investimet në digjitalizim.

Sipas Bankës Botërore, shkëmbimi automatik i të dhënave ndërmjet institucioneve do të lejonte regjistrimin automatik të pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese, do të shmangte mbivendosjen e përfitimeve dhe do të përmirësonte administrimin e fondeve publike.

Taksa më të larta për duhanin, më shumë fonde për shëndetësinë

Raporti rekomandon gjithashtu përdorimin më të gjerë të taksave shëndetësore, veçanërisht për produktet e dëmshme si duhani, alkooli dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka ende një nga nivelet më të ulëta të akcizës për cigaret në Evropën Juglindore, ndërkohë që 42% e burrave dhe 7% e grave konsumojnë duhan. Për të arritur standardet minimale të Bashkimit Evropian, vendi duhet pothuajse të dyfishojë akcizën mbi cigaret, deri në nivelin minimal prej 90 euro për 1,000 cigare.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e këtyre taksave jo vetëm do të siguronte miliarda lekë të ardhura shtesë për buxhetin e shëndetësisë, por do të ulte edhe kostot afatgjata të trajtimit të sëmundjeve të lidhura me duhanin dhe stilin e pashëndetshëm të jetesës.

Në tërësi, raporti i Bankës Botërore arrin në përfundimin se Shqipëria ka hapësirë të konsiderueshme për të forcuar financimin e kujdesit shëndetësor, por suksesi i reformës do të varet nga zgjerimi i bazës së kontribuuesve, modernizimi i administrimit dhe përdorimi më efikas i burimeve publike./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka botërore Miliardë shëndetësinë shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

gazetar_114:11 - Korrik 13, 20260

Taksa mbi pasurinë po fiton gjithnjë e më shumë peshë në financat e pushtetit vendor,…

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:04 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

12:48 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

14:11 - Korrik 13, 2026

Taksa e pasurisë solli 81 milionë euro për bashkitë, Tirana mbledh gjysmën e të ardhurave

14:11 - Korrik 13, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter