Kategoria: Ekonomi

Transporti dhe industria përpunuese janë sektorët që marrin shtysën më të fortë nga investimet publike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ndikimi në arsim është praktikisht zero dhe lidhja me aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike rezulton negative. Gjetjet tregojnë se kapitali publik në rajon mbështet kryesisht infrastrukturën fizike, prodhimin dhe administratën, por krijon shumë më pak efekt

Shqipëria për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore, po zgjeron bashkëpunimin me vendet aziatike. Brenda vetëm dy ditësh, qeveria shqiptare ka nënshkruar dy memorandume të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e punësimit, fillimisht me Vietnamin dhe më pas me Indonezinë, duke synuar krijimin e kanaleve të rregullta dhe të sigurta për rekrutimin e punonjësve të huaj.

“Ky shpërdorim ekstrem i burimeve dhe prodhimeve bëhet vetëm me qëllimin që të pasurit të ndihen me status superior dhe të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë.” Kështu e përkufizon ekonomisti Elvin Meka një nga praktikat më të debatuara të industrisë globale të modës: shkatërrimin e veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të pashitur për të ruajtur

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin e rimbursimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), ndërsa deri tani kanë përfituar 39 965 individë. Në një konferencë për shtyp, Malaj u shpreh se Administrata Tatimore ka identifikuar gjithsej 41 195 individë që plotësojnë kushtet për rimbursim.

Janë shpallur zyrtarisht 106 startup-et fituese të skemës Grant 26.  Një pjesë e rëndësishme e buxhetit siç u shpreh edhe tek eventi i lançimit, është dedikuar për projekte që lidhen me teknologjinë dhe ekonominë e gjelbër, duke synuar të mbështeten ide që kontribuojnë në transformimin digjital dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për mjedisin.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve që rezultojnë me tatim të mbipaguar nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA 2025) të verifikojnë dhe, nëse është e nevojshme, të plotësojnë të dhënat e llogarisë së tyre bankare në sistemin elektronik e-Filing, në mënyrë që të mund të përfitojnë rimbursimin. Sipas Administratës Tatimore,

Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që do të angazhohen në përballimin e zjarreve gjatë sezonit veror do të shpërblehen me një pagë shtesë. Propozimi u bë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe trupat e Emergjencave Civile, ku u diskutuan masat për përballimin e rrezikut të zjarreve. Rama u