Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që do të angazhohen në përballimin e zjarreve gjatë sezonit veror do të shpërblehen me një pagë shtesë. Propozimi u bë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me efektivët e shërbimit zjarrfikës dhe trupat e Emergjencave Civile, ku u diskutuan masat për përballimin e rrezikut të zjarreve.

Rama u bëri gjithashtu thirrje të gjitha bashkive të ndjekin të njëjtin model, duke akorduar një pagesë ekstra për forcat zjarrfikëse që veprojnë në terren.

“Kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe që do të përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra. I bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në terren dhe ta realizojnë këtë menjëherë”, deklaroi Kryeministri.

Ai apeloi edhe për rritjen e kujdesit nga qytetarët, duke theksuar se shumica e zjarreve shkaktohen nga pakujdesia njerëzore.

“Zjarret nisin nga gjëra të vogla, nga një cigare e hedhur nga makina, apo nga hiri i pashuar pas një pikniku. Kujdesi i secilit është vendimtar për të shmangur situata që më pas marrin përmasa të mëdha”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi se Shqipëria hyn në këtë sezon veror me kapacitete më të larta se në vitet e kaluara për monitorimin dhe ndërhyrjen ndaj zjarreve. Sipas tij, vendi ka aktualisht në dispozicion pesë helikopterë operacionalë për ndërhyrje, ndërsa në raste nevoje mund të aktivizohet edhe një i gjashtë, pasi flota përbëhet nga nëntë helikopterë që kryejnë edhe misione të tjera, si transporti shëndetësor dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Rama njoftoi gjithashtu se procedurat për blerjen e tre avionëve të specializuar për shuarjen e zjarreve kanë përfunduar dhe se ata do t’i shtohen flotës shtetërore deri në fund të këtij viti.

“Ky sezon do të jetë një provë për atë që kemi ndërtuar. Kemi sot kapacitete teknologjike më të mëdha se kurrë më parë dhe, në fund të vitit, flotës sonë do t’i shtohen edhe tre avionë të rinj, të cilët do të jenë pronë e shtetit shqiptar”, theksoi Kryeministri.

Me këtë paketë masash, qeveria synon të forcojë motivimin e forcave që përballen në vijën e parë me zjarret, ndërsa investimet në flotën ajrore pritet të rrisin ndjeshëm kapacitetet e vendit për menaxhimin e emergjencave civile dhe mbrojtjen e pyjeve gjatë stinës së verës.

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama forcat zjarrfikëse kryeministri pagë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

gazetar_114:46 - Korrik 27, 20260

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë individëve që rezultojnë me tatim të mbipaguar…

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026

Demo: Qeveria, masa për përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të zjarrfikësve

13:19 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:03 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter