Kategoria: Ekonomi

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 12% më shumë se 5 mujori 2022, si dhe 196 milionë lekë ose 1.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 5 mujorin 2023. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme 23 qershor 2023, tregon sërish renie të disa valutave si dollari dhe euro. Dollari amerikan blihet me 96.8 lekë dhe shitet me 98 lekë. Euro blihet me 106.6 lekë dhe shitet 107.5 lekë. Paundi britanik sot blihet me 123.2 lekë dhe shitet me 124.5 lekë. Franga zvicerane

Buxheti ka arkëtuar 257.9 miliardë lekë në pesë muajt e parë të këtij viti, me një rritje prej 10.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me 4-mujorin, kur zgjerimi ishte 10.2 %. Kjo ka

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pjesë e panelit përshëndetës të konferencës së nivelit të lartë për Financimin e Gjelbër në Evropën Juglindore, tha se, “ndryshimet e klimës do të shoqërohen me kosto të lartë mjedisore, ekonomike dhe sociale, ndaj si politikëbërës jemi të angazhuar të marrim masa paraprakisht, për të përballuar këto zhvillime”.

Sektori i Prokurimeve Publike duhet çliruar pasi mungon transparenca, kështu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, Jorida Tabaku. Deputetja demokrate ka rezervat e saj për këtë sektor dhe theksoi se mungon informacioni për hapat që ndiqen nga momenti i shpalljes së tenderit. Tabaku:  Kam bërë disa propozime për ta ndryshuar mënyrën e sistemit. Kam kërkuar

Dollarin amerikan mund ta blini sot me 97.2 lekë dhe ta shisni me 98.2 lekë. Ndërsa euro blihet me 106.3 lekë dhe shitet 107.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 123.2 lekë dhe shitet me 124.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.7 lekë, ndërsa në shitje me 108.6 lekë. Dollari kanadez sot

Gjatë konferencës “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore: Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe shëndetin e planetit tonë. Këto rreziqe, qofshin ato fizike – për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit – ose kalimtare, janë

Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në përfundim të misionit në Tiranë u shpreh se ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme, ndërsa këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 %, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Në deklaratën e misionit të FMN-së thuhet se misioni mbështet

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%. Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit