Kategoria: Ekonomi
Për 791 257 pensionistë në Shqipëri nis nga sot indeksimi i pensioneve në masën 4.1 %. Indeksimi bëhet duke u bazuar në llogaritjen e Institutit të Statistikave të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2024 shënoi një rritje prej 4,06% në terma realë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rritja e PBB-së u nxit nga disa degë të rëndësishme të ekonomisë. Sektori i “Tregtisë, Transportit, Akomodimit dhe Shërbimeve
Me 30 shtator, u hapën aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e investimeve në bujqësi, e cila ofron një fond prej 15 milionë eurosh. Kjo iniciativë synon të mbështesë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe të përmirësojë infrastrukturën e prodhimit. Ministria e Bujqësisë ka miratuar pesë skema mbështetjeje, të
Qeveria shqiptare ka njoftuar nisjen e një analize të thelluar për sektorin e turizmit, me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e performancës. Kjo analizë, e planifikuar si pjesë e strategjisë për periudhën 2024-2027, do të përfshijë të gjitha tatimpaguesit e lidhur me akomodimin, shërbimet ushqimore, shërbimet e plazhit dhe transportin, duke synuar një pamje
Nga sot të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi. Lajmin e ka dhënë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila ka ftuar të gjithë fermerët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, të aplikojnë për të përfituar
INSTAT publikoi të dhënat e rishikuara për PBB-në, duke sjellë një sërë ndryshimesh për aktivitetin ekonomik dhe kontributet e sektorëve për rritjen ekonomike, nga viti 2018 deri në vitin 2023. Bazuar në këto rishikime, ekonomia në vitin e kaluar u rrit me 3.94% nga 3.45% që ishte vlerësimi i mëparshëm. Por si kanë kontribuar sektorët
Gjatë dy javëve të fundit, çmimet e metaleve të çmuara dhe industriale kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme, e cila lidhet ngushtë me politikën lehtësuese të bankave qendrore, përkatësisht Rezervës Federale të SHBA dhe Bankës Popullore të Kinës. Rritja e çmimeve për metale si ari, argjendi, bakri, alumin dhe zink tregon një optimizëm të shtuar
INSTAT ka rishikuar metodologjinë për vlerësimin e rritjes ekonomike në 5 vitet e fundit dhe kjo është shoqëruar me ndryshime të shifrave të publikuara më parë. Ndryshimi më i rëndësishëm është ai për rritjen ekonomike në vitin 2023, e cila tashmë vlerësohet në 3.94%. Në publikimin e mëparshëm, në fillim të muajit prill, INSTAT e
E marta dhe e mërkura janë ditët kur avionët në Evropë fluturojnë, mesatarisht, më të zbrazët dhe kur çmimet e biletave janë më të ulëta. Për herë të parë, Courier ka zbuluar se si rezervimet dhe numri i udhëtarëve ndryshojnë çdo 24 orë. Të dhënat dalin nga analiza e dokumenteve të brendshme dhe konfidenciale të
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me vlerë 17 milionë euro për ndërtimin e një parkimi me kate dhe një hoteli në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës për parkimin e automjeteve, duke u përgjigjur nevojave të përditshme të mijëra shoferëve që vizitojnë spitalin.