Kategoria: Aktualitet

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Në arsyetimin e zbardhur të vendimit që i dha dritën jeshile Protokollit për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se koncepti kushtetues i territorit përbën dy aspekte, atë fizik dhe atë juridiksional. Për të parin, trupa kushtetuese vëren,

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka punuar në  përcaktimin e prioriteteve në skemat e mbështetjes 2024, që adreson mbështetje financiare për bujqësinë. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, tha se ka ndryshuar konvertimi nga naftë në lekë, ku fermerëve do t’iu kalojnë paratë në llogaritë bankare. “Ndërsa sa i takon kritereve, duhet që sipërfaqja e

Këtë të hënë leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,15 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha evropiane zbriti me 0,03 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 96.29 lekë, ndërsa euro u këmbye me 103.78

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar të dielën në mëngjes, përmes rrjeteve sociale pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA). Rama bashkangjitur videos, nënvizon se TEDA pritet të jetë një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare “Nis puna për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA)

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken nënvizoi  nevojën dhe rëndësinë e investimeve amerikane në Shqipëri. Më tej Rama theksoi se vendi ofron potenciale të mëdha në fushën e energjisë dhe informoi se temë e diskutimeve ishin edhe dimensionet e bashkëpunimit bilateral. “Ky është jo vetëm një bashkëpunim

Tërmeti, pandemia dhe kriza energjitike ishin bërë shkak për frenim të investimeve madhore. OSHEE ka gati një plan për zbatimin e projekteve për të bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Llambi Miti, drejtor i Menaxhimit të Rrjetit pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes thotë se për këtë vit fondi që

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti. Kjo është vizita e parë e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti në Shqipëri. Ministri Gonxhja bëri

Është botuar në fletoren zyrtare vendimi ku janë përcaktuar kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë start up-et. Në kriteret e përgjithshme për përfitimin e grantit, përfitues do të jenë ata të cilët janë të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të start up-ve dhe janë të pajisur me pasaportë përkatëse. Por çfarë duhet të përmbushësh që

Është miratuar plani vjetor i pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Vendet vakante sipas kategorive ndahen në 868 kategori ekzekutive, 217 për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 92 për kategorinë e mesme drejtuese. Duke ju referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 2444, Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastër, nga shoqëria “FAETHON”, sh.p.k.. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, centrali ka kapaciteti prodhimi 93 MW. Afati