Kategoria: skema
13 Gushti është afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve shtesë nga fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2026. Pak ditë ma parë, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural njoftoi përfituesit për masat 1 deri në 4, lista e të cilëve është bërë publike më 21 korrik, se afati
“Pas përfundimit të kontratave respektive, në muajt shtator dhe nëntor, shërbimet e Check-Up dhe dializës do të kryhen nga shteti, duke garantuar vijimësinë e këtyre shërbimeve për qytetarët”. Kjo ishte deklarata e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, pas vendimeve të miratuara nga qeveria, të cilat sjellin një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve, plakje të popullsisë dhe debat të përsëritur për nevojën e politikave më të forta në mbështetje të familjeve. Sipas të dhënave të Buxhetit Faktik 2025, shpenzimet për Bonusin e Lindjeve u realizuan në rreth 1.5
Afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare shtyhet edhe me 10 ditë, tha ministri i Bujqësisë Andis Salla në një konferencë për shtyp. Sipas ministrit, arsyeja është rritja e aplikimeve nga fermerët, çka ka bërë që institucioni të marrë vendimin për të shtyrë afatin deri më 6 korrik. “Do ta shtyjmë edhe 10 ditë Skemën Kombëtare për
Skema e sigurimeve shoqërore vijon të mbetet nën presion nga rritja e numrit të pensionistëve, niveli i ulët i pensioneve dhe raporti i ngushtë mes kontribuesve dhe përfituesve. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për periudhën janar-dhjetor 2025 tregojnë se të ardhurat totale të ISSH-së arritën në 193.9 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale ishin
Vetëm shtatë ditë nga hapja e aplikimeve, 11,720 fermerë kanë depozituar kërkesat për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026. Shifra është konfirmuar për Ekofin.al nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Aplikimet janë për fondin prej 5.2 miliardë lekësh, ose rreth 52 milionë euro, që qeveria ka vënë në dispozicion
Nga Mirilda Tili Skema e mbështetjes kombëtare në bujqësi prej 52 milionë eurosh vjen me dyshimet dhe pasiguritë për realizim të plotë. “Heqja e mbështetjes për naftën ishte masa që krijoi më shumë paqartësi për fermerët këtë vit.” Kështu shprehet presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj, teksa analizon për ekofin.al risitë dhe
Qeveria ka miratuar udhëzimin për zbatimin e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, dokument që përcakton në detaje mënyrën e administrimit të fondit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kriteret e përfitimit, procedurat e aplikimit dhe kontrollet që do të kryhen për fermerët dhe subjektet përfituese. Dokumenti, të cilin e disponon Ekofin.al, është
Këshilli administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zhvilloi sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetares së tij, ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ku miratoi rezultatin financiar të institucionit për vitin 2025. Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje, të ardhurat kontributive të drejtpërdrejta për vitin 2025 u realizuan në masën 154,7 miliardë
Dy shtetase me shtetësi shqiptare dhe kombësi të huaj rezultojnë të kenë investuar miliona euro në vila luksoze dhe vepra arti në Shqipëri, përmes transfertave të lidhura me juridiksione me lehtësira fiskale dhe aktivitete biznesi me risk të lartë. Ky rast përbën një tjetër skemë të dyshuar investimesh me burime fondesh ndërkombëtare. Sipas raportit të