Kategoria: qeveria
Konflikti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po hyn në një fazë të re, ndërsa kompania MABCO, e lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli dhe aksionere me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA, paralajmëron se mosmarrëveshja me autoritetet shqiptare mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar pranë ICSID-it të Bankës Botërore në Washington. Në një reagim të
Shqipëria renditet në vendin e 83-të në botë për shpenzimet e përgjithshme të qeverisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, me një nivel prej vetëm 28.94% të PBB-së, dukshëm më të ulët se një pjesë e vendeve të Ballkanit. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2024, Maqedonia e Veriut arrin në
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se Shqipëria po forcon kapacitetet e mbrojtjes civile për t’iu përgjigjur sfidave që sjellin ndryshimet klimatike dhe rritja e rrezikut nga zjarret, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë, koordinimit dhe investimit te burimet njerëzore. Në aktivitetin e zhvilluar në Bazën Ajrore të Farkës, ku ishin të
Qeveria ka rritur me 5,000 lekë në muaj rimbursimin për karburantet dhe lubrifikantët që përfitojnë invalidët me mjete motorike. Pagesa kalon nga 10,000 në 15,000 lekë, ose 50% më shumë, ndërsa kostoja vjetore për buxhetin e shtetit llogaritet në 27 milionë lekë. Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshimin e vendimit për zbatimin e ligjit
Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një rritje të fortë të çmimeve me pakicë, të shkaktuar nga luhatjet në tregun ndërkombëtar të naftës. Nga sot, nafta do të kushtojë 1,65 euro për litër, nga 1,81 euro për litër që parashikohej të arrinte. Çmimi i ri është gjithashtu
Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të vetëm. Projektligji i cili sjell ndryshime në ligjin aktual “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor
Qeveria ka arritur të realizojë rreth 60% të programit të saj gjatë 300 ditëve të para të mandatit, ndërsa sfidat më të mëdha mbeten zbatimi i investimeve publike, eficienca e administratës dhe ritmi i reformave. Ky është përfundimi i raportit më të fundit të publikuar nga Polifakt, i hartuar mbi analizat dhe metodologjinë e zhvilluar
Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqiptare në administrimin e autoriteteve të Shqipërisë. Kapitali ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë kriptomonedhash, që tejkalon 30 milionë euro dhe që aktualisht mbahet në Belgjikë. Aktualisht Shqipëria nuk ka bazë ligjore për të
Punonjësit me gradë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin do të përfitojnë pagesa shtesë për punën gjatë natës, në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare, ndërsa përcaktohen edhe rregulla të reja për kompensimin e orëve shtesë. Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2019 për kriteret, masën e përfitimit dhe llojet
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim dhe miratim Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026-2030, një dokument që synon ta shndërrojë diasporën shqiptare nga një burim tradicional remitancash në një partner strategjik të zhvillimit ekonomik, social dhe institucional të vendit. Dokumenti parashikon një qasje të re, ku shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë një rol