Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të vetëm.

Projektligji  i cili sjell ndryshime në ligjin aktual “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” është depozituar  për diskutim në komisionet parlamentare, dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor për menaxhimin dhe përdorimin e këtyre aseteve nga shteti.

Ndryshimet parashikojnë zgjerimin e objektit të ligjit, duke përfshirë jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë, por edhe të atyre që konfiskohen nga pushtetit vendor, që janë kryesisht ndërtimet pa leje, duke mundësuar rikthimin në komunitet të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të ndryshimeve, parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm të dedikuar për administrimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për funksione zhvillimore, sociale apo institucionale.

Një risi kryesore është parashikimi që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të kryejë vetë edhe procedurat e shitjes së pasurive, përveç qiradhënies, përmes ankandit publik, duke marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për vlerësimin, administrimin dhe transferimin e të ardhurave.

Drafti përfshin gjithashtu kriptomonedhat në kategorinë e pasurive të luajtshme që mund të sekuestrohen dhe konfiskohen, duke i dhënë bazë ligjore për herë të parë administrimit të tyre nga institucionet shtetërore.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon të shkurtojë afatet procedurale të administrimit dhe shitjes së pasurive, të rrisë eficiencën e përdorimit të tyre dhe të kontribuojë në rritjen e të ardhurave publike, pa sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Diskutimi në komisione parlamentare pritet të fokusohet në mënyrën e zbatimit të risive, mekanizmat e kontrollit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro, prej të cilave rreth 43.49 milionë euro, është vlera e aseteve të sekuestruara, ose rreth 96% e totalit, dhe rreth 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
administrohen pasuritë qeveria sekuestruara
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme kërkon zërin e profesionistëve, NAREA nis anketimin kombëtar

12:20 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

gazetar_113:40 - Korrik 17, 20260

Pas disa javësh qetësie në tregjet ndërkombëtare, çmimet e naftës dhe benzinës pritet të rriten…

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:19 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:02 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter