Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqiptare në administrimin e autoriteteve të Shqipërisë. Kapitali ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë kriptomonedhash, që tejkalon 30 milionë euro dhe që aktualisht mbahet në Belgjikë.

Aktualisht Shqipëria nuk ka bazë ligjore për të administruar kriptovalutat që sekuestrohen nga grupet kriminale. Për pasojë, ato që janë sekuestruar nga SPAK mbahen në një portofol të posaçëm në Belgjikë. Me projektligjin e ri të propozuar nga qeveria, këto kriptomonedha do të sillen në Shqipëri dhe do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“AAPSK-ja administron monedha virtuale të sekuestruara/konfiskuara nga organet e drejtësisë, sipas vendimit të gjykatës apo urdhrit të prokurorit. Rregullat dhe procedurat e administrimit të monedhave virtuale përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike,” thuhet në draftin e miratuar nga qeveria.

Deri më sot SPAK ka deklaruar zyrtarisht sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha nga grupi i çopjave. Por Kapitali ka mësuar se janë të paktën edhe 20 milionë euro të tjera të sekuestruara nga grupet kriminale, për të cilat ende nuk janë finalizuar hetimet por që mbahen për llogari të Shqipërisë në Belgjikë.

Përgjatë kësaj kohe, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka zhvilluar trajnime për të aftësuar stafin e saj në menaxhimin e kriptomonedhave dhe mirëmbajtjen elektronike të portofoleve të tyre. Këto trajnime janë kryer me mbështetjen e Agjencisë Franceze të Pasurive të Sekuestruara, e cila siç mësohet do të vazhdojë të asistojë AAPSK edhe në vijim për menaxhimin e kriptomonedhave./Kapitali

Ekofin Media
Ekofin Media
aapsk bitcoin projektligji qeveria spak
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

09:58 - Korrik 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

gazetar_214:00 - Korrik 11, 20260

Rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës dhe ankesat e konsumatorëve për çmimet e produkteve…

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

11:45 - Korrik 11, 2026

Një në tre nxënës është “zhdukur” nga bankat e shkollës në dekadën e fundit, përgjysmim i numrit në gjimnaze

09:58 - Korrik 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:00 - Korrik 11, 2026

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

13:35 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

11:45 - Korrik 11, 2026

Lufta kundër piraterisë online, AMA njofton mbylljen e një tjetër platforme të paligjshme

Alarmi për shtrenjtimin e ushqimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve në supermarketet kryesore

14:00 - Korrik 11, 2026

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

13:43 - Korrik 11, 2026

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK

13:35 - Korrik 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter