Kategoria: ndihma ekonomike

Vetëm 62% e popullsisë në varfëri ekstreme përfitonte ndihmë ekonomike në vitin 2023, megjithëse objektivi kombëtar ishte që skema të arrinte mbulim të plotë, në masën 100%, brenda atij viti. Hendeku prej 38 pikësh përqindjeje tregon se një pjesë e konsiderueshme e personave më të varfër mbeti jashtë mbështetjes financiare. Gjetja është pjesë e auditimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar Udhëzimin nr. 122, datë 6.2.2026, “Për mënyrën e paraqitjes së të dhënave statistikore për programin e ndihmës ekonomike, të aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”, një akt që riorganizon të gjithë sistemin e raportimit social në vend dhe shfuqizon Udhëzimin nr. 1945, datë 4.10.2010.

Këshilli i Ministrave miratoi sot mbështetjen financiare për vitin 2025, në masën 15 000 lekë për disa kategori të veçanta. Sipas vendimit të qeverisë familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar

Programet e mbrojtjes sociale sollën ndihmë konkrete për familjet në varfëri ekstreme në të gjithë vendin. Gjatë vitit 2024, Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) ka realizuar një prej operacioneve më të mëdha të mbështetjes sociale në dekadën e fundit, duke ndihmuar 6,800 familje në kushte ekstremisht të vështira jetese në të gjithë vendin. SHSSH u fokusua

Një raport i detajuar i Shërbimit Social Shtetëror për monitorimin e zbatimit të legjislacionit mbi ndihmën ekonomike ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh dhe parregullsish në mënyrën si njësitë vendore kanë aplikuar dhe zbatuar skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike në disa bashki të vendit. Sipas gjetjeve, një numër i konsiderueshëm familjesh janë përfshirë

Programi buxhetor afatmesëm 2026–2028 parashikon zgjerimin e mbështetjes për shtresat në nevojë, përmes politikave aktive të punësimit, fuqizimit të ndërmarrjeve sociale dhe forcimit të shërbimeve sociale në nivel vendor. Për mbështetjen e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale, synohet të punësohen mesatarisht 150 persona çdo vit, me qëllim integrimin në tregun

Qeveria ka vendosur të ndryshojë disa modalitete të dokumentacionit që paraqesin kategoritë e caktuara për përfitimin e ndihmës ekonomike mujore. Për familjet përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë orientohen me prioritet drejt programeve të nxitjes së punësimit, riintegrimit social dhe punëve publike në komunitet, me qëllim fuqizimin e familjes dhe riintegrimin e saj