Kategoria: kosova

10,7 milionë pasagjerë fluturuan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë vitit 2024, ose 48% më shumë sesa në vitin 2023, duke e kurorëzuar atë si “mbretin” e rajonit për herë të parë në historinë e tij. Aq mbresëlënëse ishte rritja, sa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi për herë të parë në vitin 2024 edhe Aeroportin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Ende nuk është e qartë se si do të ndikojë ky vendim

Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021. Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit. Njëkohësisht ka shënuar rritje edhe importi më 2024, krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro. Në vitin

Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind. Sipas këtij institucioni financiar ndërkombëtar, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që

Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Musk, pronari i kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, shkroi në X: “Starlink tani edhe në Kosovë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se ardhja e Starlink-ut është një hap i

Ministria e Ekonomisë e Kosovës filloi fazën e parë të dy ankandeve të planifikuara për energjinë e erës. Kapaciteti i synuar për raundin e parë është 50 MW deri në 100 MW, nga një total prej 150 MW. Kompanitë e kualifikuara mund të dorëzojnë dokumentacionin, të bëjnë oferta për marrëveshjet e blerjes së energjisë elektrike

Ja disa destinacione sekrete të Evropës ku të udhëtoni në 2025, shkruan The Economic Times. Shqipëria E njohur për plazhet e saj mahnitëse, shpesh të quajtura “Maldivet e Evropës”, Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të përballueshme evropiane. Malet e saj piktoreske dhe Tirana, kryeqyteti i këndshëm, e bëjnë atë një zgjedhje emocionuese. Kosova Kosova,