Kategoria: interesit
Vetëm katër muaj pas marrjes së detyrës, kryetari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, ndodhet mes pritjeve të tregjeve financiare për një rritje të normave të interesit dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kërkon që banka qendrore të ulë kostot e huamarrjes ose t’i mbajë ato të pandryshuara. Ekonomistët në përgjithësi presin që Warsh
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme të qëndrueshme, ndërsa inflacioni mbetet nën kontroll, pavarësisht presioneve të ardhura nga rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Guvernatori Gent Sejko, në konferencën për
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara pritet të mbajë të pandryshuara normat e interesit të mërkurën, megjithëse investitorët të martën në mbrëmje vlerësonin me 32% mundësinë e një rritjeje. Analistët e kanë përshkruar këtë vendim si më të pasigurtin në shumë vite. Mbledhja e shumë-pritur e politikës monetare e Rezervës Federale zhvillohet mes pasigurive nëse
Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Qeveria vijon të zbatojë çdo vit politika mbështetëse për strehimin e kategorive të veçanta të administratës publike. “Çdo vit kemi aplikuar politika për strehimin e disa
Banka Qendrore Europiane (BQE) ka rritur normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh, duke e çuar normën e depozitave nga 2% në 2.25%, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të zhvilluar të enjten. BQE përcakton politikën monetare të eurozonës përmes tre normave kryesore të interesit, ku norma e depozitave shërben si treguesi
Inflacioni në eurozonë u rrit në 3.2% në muajin maj, niveli më i lartë që nga viti 2023, i nxitur nga energjia dhe shërbimet. Tregjet tani e konsiderojnë pothuajse të sigurt një rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) javën e ardhshme. Presionet mbi çmimet në të gjithë eurozonën u përshpejtuan sërish
Norma e interesit për bonot e thesarit me afat 12-mujor pësoi rënie në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi (yield-i) mesatar i ponderuar zbriti në 3.17%, nga 3.19% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit korrik. Kërkesa e investitorëve në ankand rezultoi e bollshme, për një shumë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 3.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 2.0% dhe 4.0%. Guvernatori Sejko, tha se ecuria pozitive e ekonomisë dhe rënia e inflacionit ishin