Kategoria: bordi i transparencës

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka marrë sërish një trajektore në rritje, teksa Bordi i Transparencës vendosi këtë të martë një tjetër shtrenjtim të naftës, duke e çuar çmimin maksimal të shitjes me pakicë në 191 lekë për litër. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke filluar nga ora 15:00 e datës 2 qershor, ndërsa do

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër ulje. Bordi i Transparencës vendosi këtë të enjte reduktimin e çmimeve të naftës dhe benzinës, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve. Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin nuk duhet të jetë më i lartë se 187 lekë

Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar sërish ulje, me Bordin e Transparencës që vendosi këtë të shtunë reduktimin me 2 lekë/litër të çmimit tavan të naftës, krahasuar me vendimin e fundit të ditës së enjte. Sipas vendimit të ri, gazoili do të tregtohet maksimalisht me 195 lekë/litër në pakicë dhe 183 lekë/litër në shumicë,

Pas rritjes së djeshme, Bordi i Transparencës ka ulur sërish këtë të martë çmimin e naftës në tregun vendas. Vetëm një ditë pasi gazoili u rrit në 205 lekë/litër, vendimi i ri i Bordit e zbret çmimin tavan në 202 lekë/litër, ose 3 lekë më pak. Ndërkohë, çmimi i benzinës është përcaktuar në 188 lekë/litër.

Teksa tregjet ndërkombëtare po reflektojnë ulje të çmimeve të naftës, në Shqipëri karburantet janë shtrenjtuar sërish. Bordi i Transparencës vendosi këtë të hënë rritjen me 3 lekë për litër të çmimit të gazoilit, duke e çuar atë në 205 lekë/litër në tregun me pakicë. Vendimi hyn në fuqi nga ora 17:00 e datës 19 maj

Bordi i Transparencës vendosi këtë të martë rritjen e çmimit të naftës me 4 lekë për litër, duke e çuar tavanin e shitjes me pakicë në 201 lekë/litër. Vendimi hyn në fuqi sot, më 13 maj, në orën 18:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Sipas vendimit të