Kategoria: bizneset
Këshilli Ekonomik Kombëtar rinisi punën me mbledhjen e parë të zgjeruar për këtë vit, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i tij, duke çelur një kapitull të ri për riaktivizimin e një dialogu sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryeministri Rama u
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa iniciativa që synojnë rritjen e sigurisë dhe eficiencës së tregut vendas të pagesave, por edhe në integrimin e këtij tregu me atë Evropian, që do të sjellë lehtësi për bizneset dhe konsumatorët. Kështu u shpreh sot zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, në mbledhja e nëntë
Ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare është rruga drejt së ardhmes, kështu është shprehur sot Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. “Vizioni ynë për Shqipërinë e 2030-s është për ta kthyer atë në një komb sipërmarrës, për të nxitur potencialet e pashfrytëzuar, për ta përgatitur biznesin shqiptar për sfidat e sotme dhe
DPD e njohur ndryshe si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po punon për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore dhe për ta arritur këtë po kërkon dhe rekomandimet e bizneseve. Metoda e zgjedhur nga DPD është një pyetësor i detajuar lidhur me procedurat, sjelljen e administratës doganore dhe ndërveprimin me sistemet e IT. Po ashtu
Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit ka arritur në 20 miliardë lekë, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 35%. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet paraardhëse, kjo është shifra më e lartë që prej Qershorit të vitit 2020, kur kredia e re
Dita e sotme është afati i fundit për bizneset për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën me dije se “brenda datës 31 Korrik 2023, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme, në rastet kur mbajtja e
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (neto), u realizuan në masën 22.3 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 20 % më shumë se 6-mujori 2022, si dhe 1.7 miliadë lekë, ose 8 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6-mujorin 2023. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e
Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, sa i përket gjurmimit për të diplomuarit në shkollat profesionale, rezulton se 57.5% e totalit ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin
Në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliardë lekë, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur 18.7 % krahasuar me vitin 2021. Në vitin 2022 pesha e eksporteve në vendet e BE është 73.4 % të eksporteve të mallrave, duke
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore. Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin fason, të lidhura me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre. Në