Kategoria: aleanca e profesionistëve të lirë

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar për situatën e krijuar në vend pas përshkallëzimit të protestave gjatë ditëve të fundit, duke kërkuar respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, hetimin e çdo rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga strukturat e rendit dhe angazhim serioz politik e institucional për një zgjidhje

Burokracia dhe paqartësia e rregullave fiskale po rezultojnë ndër pengesat më të mëdha për profesionistët e lirë në Shqipëri, ndërsa më shumë se gjysma e tyre kërkojnë si reformë prioritare krijimin e një regjimi të posaçëm dhe të thjeshtuar tatimor. Këto janë disa nga gjetjet kryesore të anketës së vitit 2026 të Aleancës së Profesionistëve

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka depozituar pranë Ministrisë së Financave një sërë vërejtjesh dhe rekomandimesh mbi projektvendimin për metodologjinë e përcaktimit të vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”. Në dokumentin e dërguar për dijeni edhe Kryeministrisë e medias, APL ngre shqetësime mbi mungesën e transparencës metodologjike, krijimin e pasigurive juridike dhe

Reforma e Kodit Penal, një nga proceset më të rëndësishme ligjore për Shqipërinë në vitet e fundit, ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në botën profesionale. Në konsultimin e hapur me publikun, Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka paraqitur një sërë vërejtjesh dhe propozimesh mbi projekt-dispozitat e reja, duke theksuar se ligji

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar sot përmes një deklarate zyrtare në lidhje me vështirësitë që po hasin bizneset në dorëzimin e pasqyrave financiare, ndërsa afron data 31 korrik, që është edhe afati i fundit ligjor për depozitimin e tyre (pas kësaj date aplikohet gjobë prej 60,000 lekësh). APL vëren se depozitimi i