Një lidhje interneti është thelbësore për shumicën e bizneseve për të operuar dhe kryer aktivitetet e tyre online.
Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, pjesa më e madhe e bizneseve (95%) kanë akses në internet me brez të gjerë. Kjo vlen pavarësisht nga madhësia e ndërmarrjes, pasi 95% e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) dhe 99% e bizneseve të mëdha përdornin brez të gjerë në vitin 2024.
Mbi gjysma e bizneseve të BE-së përdorin mediat sociale dhe kryejnë takime online.
Po kështu, gjithnjë e më shumë biznese po përdorin mediat sociale për të promovuar mallrat dhe shërbimet e tyre ose për të bashkëvepruar me klientët e tyre. Përveç kësaj, gjatë viteve të fundit, bizneset dhe stafi i tyre janë përballur me ndryshime në modelet e tyre të punës, duke përfshirë punën nga shtëpia dhe takimet në internet.
Në vitin 2024, 53% e bizneseve të BE-së kryen takime në distancë nëpërmjet platformave online si Skype, Zoom, MS Teams dhe WebEx.
Takimet online ishin shumë të njohura në bizneset e mëdha (94%), ndërsa ato ishin më pak të zakonshme për SME-të (52%).
Në vitin 2024, përqindja më e madhe e bizneseve që kryejnë takime online u regjistruan në Finlandë (85%), përpara Suedisë (79%), Danimarkës (78%) dhe Belgjikës (70%).
Për të bërë të mundur që punonjësit të punojnë në distancë, bizneset mund t’u japin atyre akses në distancë në lloje të ndryshme burimesh. Në vitin 2024, në BE 81% e bizneseve i kanë dhënë stafit të tyre akses në distancë në sistemin e postës elektronike të ndërmarrjes; 69% ofronin qasje në distancë në dokumentet e ndërmarrjes (për shembull skedarë, tabela, prezantime, grafiku, foto) dhe 66% ofruan akses në distancë në aplikacionet ose softuerin e biznesit të kompanisë./ekofin.al
