Investimet në letrat me vlerë dhe bonot e thesarit për vitin 2024 nuk duket të jenë aq tërheqëse krahasuar me vitet e mëparshme.
Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë rezultoi se yield-i mesatar i ponderuar pësoi një rënie në 3.15%, nga 3.17% që ishte niveli i mëparshëm, kjo nxitur nga politikat e Bankës për të ulur normën bazë të interesit në 3%.
Pavarësisht se pjesëmarrja e investitorëve ishte më e ulët dhe shuma prej 7 miliardë lekë e vendosur prej tyre në dispozicion më e vogël nga shifra 7.3 miliardë lekë e emetuar nga Ministria e Financave, kjo gjë nuk ka ndikuar në rritjen e yield-eve. Kontribut për mosrritjen e yield-eve ka shënuar edhe rënia e ofertës së instrumenteve financiare të emetuara nga qeveria.
Duke pasur parasysh se bonot janë mjeti kryesor i huamarrjes në tregun e brendshëm, për investitorët në sektorë të ndryshëm privatë një yield më i lartë do të ishte një shtysë për investime më të mëdha, pasi ofron mundësinë e kompensimit të rrezikut të normës së kthimit ose mungesën e kërkesës.

