Author: gazetar_3

Kanë shënuar rënie të gjitha produktet hidrokarbure. Nafta po shitet këtë javë me deri 5 lekë për litër më pak. Ulja është jo shumë e ndjeshme, por të bën përshtypje fakti se kjo ulje realizohet pothuajse nga të gjithë operatorët dhe në të njëjtën kohë! Po cilët janë faktorët që kanë ndikuar? Duke iu referuar së pari Bursës BREND të Londrës, për të parë ecurinë e kontratave paraprake për naftën e përpunuar, vihet re se nafta e papërpunuar ka shënuar rënie që nga shtatori i 2023, por rënia e korrik-gusht 2024 është ajo që ka sjellë edhe lëvizjet e fundit…

Read More

Një ekip shkencëtarësh kanë propozuar një mënyrë ‘inovative’ për të ngrohur Planetin e Kuq. Ata propozuan injektimin e sasive të mëdha të pluhurit marsian në atmosferë për të përmirësuar aftësinë e tij për të kapur nxehtësinë, ashtu siç bëjnë avujt e ujit dhe dioksidi i karbonit në Tokë. Lëshimi i rreth 10 litrash pluhuri në sekondë, që do të përbëhet nga hekur dhe alumin, për të paktën një dekadë mund të ngrohë planetin nga -65 në 30 gradë Celsius. Qasja e studiuesve bazohet në fakt në të njëjtin mekanizëm atmosferik që po nxit ndryshimin e klimës këtu në Tokë: efekti…

Read More

Vendi mesdhetar shpesh është krahasuar me Maldivet falë ujërave të tij mahnitëse të pastra kristal dhe brigjeve ranore, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Pavarësisht se krenohet me një vijë bregdetare prej 279 miljesh të stolisur me plazhe me rërë të artë dhe pyje mahnitëse, Shqipëria mbetet një thesar i pazbuluar nga pushuesit. Ekspertët e udhëtimeve kanë vlerësuar hijeshinë e këtij vendi – shpesh duke e krahasuar me Maldivet, falë ujërave të tij të pastra kristal dhe vendpushimeve të qeta. Ndryshe nga destinacionet e njohura të pushimeve si Spanja, Greqia dhe Italia,…

Read More

Për të dytën herë brenda vitit pikat e karburanteve në vend vendosin të ulin çmimet e produkteve. Pas disa muajsh në situatë të qëndrueshme çmimet e karburantet kanë shënuar një rënie të lehtë. Sipas një vëzhgimi në kryeqytet në pikat e karburanteve çmimet kanë rënë nga 5-7 lekë. Për 177 lekë nafta, 179 lekë benzina dhe 57 lekë gazi po tregtohen karburantet kryesisht në kryeqytet. Është kryesisht zhvlerësimi i monedhave të huaja, rënia në tregjet ndërkombëtare e çmimit të karburanteve. Por së fundmi pas 2 javësh duket se po reflektohet edhe taksa e markimit e cila u hoq prej 1…

Read More

Luledielli e cilësuar si një nga produktet me vlera të mëdha ushqimore ishte dikur një nga kulturat që zinte sipërfaqe të konsiderueshme në fushat e Myzeqesë, por pas viteve 90 fermerët humbën interesin për ta kultivuar. Kohët e fundit po vihet edhe fakti se shumë fermer që më përpara kanë kultivuar grurë po i mbjellin tani tokat e tyre me luledielli pasi thonë se fitojnë më shumë. Të dhënat pranë drejtorisë së bujqësisë në Lushnje tregon se sipërfaqja e kultivuar këtë vit me luledielli ka shkuar deri në 300 hektarë, duke u katërfishuar. Fermerët i kërkojnë sakaq Ministrisë së Bujqësisë…

Read More

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të trajtojnë zjarret e rënda. Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burime ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarrit, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia. Shqipëria do të marrë një avion ushtarak me shumë qëllime…

Read More

Shqipëria – destinacioni i ri mesdhetar – ofron brigje të pacënuara, male të larta dhe një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë – Lumi i Vjosës. Një vend në lëvizje dhe me një trashëgimi të pasur kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Prisma”. Vitet e fundit, ka pasur një tendencë në rënie për të planifikuar udhëtime në vende të largëta për pushime. Shqipëria – dikur një vend i izoluar – në kohën e komunizmit – tani po gezon një reputacion si një destinacion i guximshëm, i pacënuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm. Shqipëria…

Read More

Qeveria ka marrë masa të ashpra për të mbrojtur të miturit nga konsumi dhe varësia e produkteve të duhanit. Ligji i ri i botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi në fillim të muajit Shtator, përcakton se ndalohet shitja ose furnizimi për qëllime tregtimi i produkteve të duhanit, i cigareve, cigareve elektronike, shishave/nargjileve personave nën moshën 18 vjeç. Po ashtu ndalohet ofrimi falas ose shitja me ofertë e këtyre produkteve për çdo person nën moshën 18 vjeç. Sipas ligjit të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet…

Read More

Sipas raportit të përvitshëm të punës, Eures, Europa ka nevojë urgjente për profesionistë në 40 sektorë, që nga saldatorë, hidraulikë, drejtues kamionësh të rëndë, mjekët specialist, mekanike, profesionistë të infermierisë, kamerierë, metalurgë, montues makinerish, punëtorë në shtrimin e dyshemeve, punëtorë çatish, mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes, punëtorë ndërtimi. Shumica e punëve të kërkuara në të gjithë Bashkimin Europian kanë të bëjnë me ndërtimin dhe degët inxhinierike, kujdesin shëndetësor dhe TIK. Erion Muça, ekspert për punësimin shprehet: “Ky raport është reflektim i faktit që shumica e të rinjve shqiptarë në 5 vitet e fundit, po zgjedhin degë dhe programe që lidhen…

Read More

Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Sipas një publikimi të fundit të kërkimeve shkencore të bankës, Raporti i Vlerësimit të Ekspozimit të Sektorit Bankar ndaj Rreziqeve Klimatike (2024) analizon ekspozimin e sektorit bankar shqiptar ndaj rreziqeve klimatike, duke përfshirë rreziqet fizike dhe ato të tranzicionit. Përmes analizës së treguesve të ndryshëm, raporti identifikon sfidat dhe mundësitë për sektorin bankar në përballimin e këtyre rreziqeve. Banka analizon rreziqet financiare të lidhura me klimën, duke parë në detaj kanalet përmes të cilave transmetohet ky rrezik. “Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve…

Read More