Author: gazetar_3

Brenda pak javësh, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin e tretë që lidhet me përafrimin e legjislacionit fiskal shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Pas projektligjeve që transpozojnë rregullat për tatimin minimal global dhe direktivën GloBE, qeveria ka publikuar edhe projektligjin “Për Deklaratën Informative të Tatimit Shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj”, i cili transpozon Direktivën (BE) 2025/872 (DAC9). Paketa e tre projektligjeve përbën një nga reformat më të rëndësishme në fushën e tatimeve, pasi synon të përgatisë administratën tatimore shqiptare për funksionimin sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe të krijojë mekanizmat e nevojshëm për luftën kundër…

Read More

Nëse po kërkoni pushime verore me plazhe me diell, ujëra të kristalta dhe hotele të bukura, por me një buxhet të kufizuar, dhe nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga planet e udhëtimit, shkruan media britanike “The Sun”. Në Evropë ekzistojnë ende destinacione, që ofrojnë çmime shumë më të ulëta se resortet klasike si Spanja apo Greqia, pa humbur cilësinë e pushimeve. Janë përzgjedhur tre vende që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, falë paketave shumë të lira, që nisin nga vetëm £159 për person. Shqipëria – perla e Adriatikut me çmime të pakrahasueshme Mes destinacioneve më të…

Read More

Nga Mirilda Tili Pas aksionit për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike, që zgjati disa muaj dhe u shtri në gjithë territorin e vendit, bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës ka miratuar rregulloren e re për hapësirat publike. Ekofin.al disponon të plotë paketën, që pas diskutimit me ekspertët dhe grupet e interesit, u miratua me shpejtësi në Këshillin Bashkiak. Me prezantimin e nismës, që u shoqërua edhe me një portal, hapesiraimepublike.gov.al për denoncimin e rasteve të shkeljeve apo zënies së hapësirës publike, sipas shifrave më të fundit të portalit ka patur mbi 21 mijë raportime për zaptim…

Read More

Gjiganti gjerman i aviacionit Lufthansa po forcon pozitat në tregun europian të transportit ajror, pasi njoftoi se do të marrë kontrollin e shumicës së aksioneve të ITA Airways përmes një marrëveshjeje me vlerë 325 milionë euro. Sipas planit të miratuar nga bordi drejtues i kompanisë, Lufthansa do të blejë edhe 49% të aksioneve të kompanisë italiane, duke e çuar pjesëmarrjen e saj nga 41% në 90%. Marrëveshja pritet të finalizohet në fillim të vitit 2027, pasi të marrë miratimet rregullatore nga Bashkimi Europian dhe autoritetet amerikane. Lëvizja konsiderohet si një nga marrëveshjet më të rëndësishme në sektorin europian të aviacionit…

Read More

Përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit po krijon pasoja të drejtpërdrejta në transportin detar global, ndërsa efektet pritet të ndihen gradualisht edhe në ekonominë shqiptare përmes rritjes së kostove të importit dhe vonesave në furnizime. Kriza në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, ka sjellë rritje të fortë të çmimit të karburantit që përdoret nga anijet tregtare. Si pasojë, kompanitë ndërkombëtare të transportit po ulin shpejtësinë e anijeve për të kursyer karburant dhe po rishikojnë itineraret detare, çka po ndikon në kohëzgjatjen dhe koston e dërgesave. Për Shqipërinë, që mbështetet kryesisht te importet…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar me grupet e interesit Strategjinë Kombëtare Minerare 2026–2040, një dokument afatgjatë që synon transformimin e industrisë nxjerrëse në një sektor modern, të qëndrueshëm dhe të integruar me tregun e Bashkimit Evropian. Strategjia mbështetet në tre dokumente kyçe: NSDI 2030, Aktin Evropian për Lëndët e Para Kritike (CRMA – Rregullorja BE 2024/1252) dhe Strategjinë Kombëtare të Specializimit të Mençur 2025–2030, duke orientuar sektorin drejt inovacionit, dixhitalizimit dhe teknologjive të gjelbra. Drejtori i Drejtorisë së Programeve dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Minierave, Dhori Dapi, u shpreh se strategjia krijon bazat për një industri minerare më…

Read More

Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e një kuadri të ri rregullator që mund të çojë deri në kufizimin e aksesit të fëmijëve në rrjetet sociale në të gjithë bllokun, në përpjekje për të forcuar mbrojtjen e të miturve në hapësirën digjitale. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se këtë verë mund të paraqitet një iniciativë ligjore që synon vendosjen e kufijve të qartë moshorë për përdorimin e platformave sociale, duke hapur diskutimin për një qasje të unifikuar europiane. Sipas saj, shqetësimet në rritje lidhen me ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve,…

Read More

Integrimi europian po e vendos industrinë e qumështit në Shqipëri përballë një transformimi të thellë, ku përmbushja e standardeve të Bashkimit Europian në sigurinë ushqimore, gjurmueshmëria, higjiena dhe cilësia e lëndës së parë është tashmë një domosdoshmëri. Megjithatë, sfida kryesore mbetet aftësia ekonomike e fermerëve dhe industrisë përpunuese për të përballuar këto kërkesa. Në Konferencën e Parë Kombëtare të Industrisë së Qumështit u theksua qartë se përafrimi me standardet europiane kërkon investime të konsiderueshme dhe mbështetje financiare. U nënvizua se “nuk ka integrim pa standarde” dhe se pa mbështetje bankare dhe investime të mjaftueshme, sektori nuk mund të përmbushë këtë…

Read More

Vetëm një ditë pasi u çel zyrtarisht sezoni turistik veror, qyteti i Vlorës është përballur me mungesë totale të ujit të pijshëm, duke rikthyer në vëmendje një nga problemet më të vazhdueshme të qytetit bregdetar në kulmin e fluksit turistik. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njoftoi se shkak i situatës është një avari e rëndë në tubacionin kryesor 500 të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, defekt që ka sjellë stakimin e të gjitha stacioneve të ujësjellësit në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, grupet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë dhe rikthimin e…

Read More

Depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur një trend të qëndrueshëm rritës gjatë vitit të fundit, duke reflektuar besimin e qytetarëve në stabilitetin ekonomik të vendit dhe performancën pozitive të sektorit bankar. Të dhënat e fundit për korrikun tregojnë se depozitat totale kanë arritur në 1.31 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 6.8% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur ato regjistronin vlerën e 1.23 trilionë lekëve. Më konkretisht, është regjistruar një rritje e qëndrueshme, veçanërisht në muajt e parë të vitit 2024, me një ulje të lehtë në mars dhe prill, por me rikuperim në muajt e…

Read More