Author: gazetar_3
Me një fond limit prej rreth 82 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis te rrethrrotullimi Palasë – Dhërmi, dhe përfundon në Sarandë. Aksi paraqet rëndësi në drejtim të zhvillimit të turizmit, teksa sipas dokumenteve të tenderit rruga ekzistuese Dhërmi – Sarandë ka kthesa që janë jashtë standardit, ndërsa në disa segmente rrugore ka zona aktive rrëshqitëse. Ndërkaq, projekti që do të hartohet nga konsulenti duhet të përfshijë ndërtimin e një segmenti rrugor sipas kategorisë C2 – ndërurbane dytësore dhe që anashkalon qendrat e banuara, me synim rritjen e sigurisë rrugor.…
Gjatë 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Rinas mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023. Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023. Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe…
1 752 aplikime janë kryer brenda 30 ditëve nga punonjës të administratës për kredi të buta, një masë lehtësuese në blerjen e banesave. Aplikimet janë mbyllur me 14 gusht. Sipas vendimit të qeverisë, përfitues do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës. Përfitues të kësaj skeme rimbursuese janë familjet e reja, të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjeç, si dhe familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë. Për të dytin vit radhazi, aplikimet e punonjësve të administratës publike për kredi të lehtësuara për banesa do të kryhen nëpërmjet portalit e-Albania.
Banka e Shqipërisë i ka pezulluar aktivitetin e dy shoqërive të mikrokredive “Perlat” dhe “Rrushkull One”, për shkak të shkeljeve të shumta që janë konstatuar në aktivitetin e tyre. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë thuhet se shoqëria e kursim-kreditit ‘Rrushkull One’, ka bërë raportime të pasakta për pasqyrat financiare, nuk ka raportuar në regjistrin e kredive, si dhe nuk ka marrë masa për të shmangur pastrimin e parave. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës thuhet se ky subjekt ka shkelur ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, pasi nuk ka marrë informacion mbi burimin e të ardhurave…
Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave globale ka filluar të ndikojë në mënyrën se si Toka rrotullohet. Një artikull nga Interesting Engineering raportoi gjetje të reja në lidhje me rrotullimin e Tokës dhe se si po ndikohet ajo nga mbinxehja e planetit. Rrotullimi i Tokës realizohet kryesisht “nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe proceset e brendshme në bërthamën dhe mantelin e saj”, sipas Interesting Engineering. Megjithatë, shkencëtarët po gjejnë prova se shkrirja e kapakëve të akullit në pole, për shkak të mbinxehjes së planetit tonë, po bën që uji i shkrirë të lëvizë drejt ekuatorit të Tokës, duke ndikuar në…
Portofoli i kredisë ka ruajtur trendin pozitiv rritës të dy viteve të fundit, duke u zgjeruar edhe më tej në tremujorin e dytë të 2024-ës. Bankat kanë vijuar me financimin e një numri më të lartë aplikimesh për kredi, si nga bizneset ashtu edhe nga individët. Kushtet e financimit ndikuan pozitivisht kërkesën për kredi të bizneseve, ndërsa shtimi i kërkesës për kredi nga individët buroi prej nevojave të shtuara për hua në financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave. Portofoli i kredisë për individët ka pësuar një rritje vjetore prej 14.8%, rreth 1.2 pikë përqindje më e lartë se…
Operatorët e transportit urban kryeqytetas, për shkak të shtimit të kostove nga karburanti dhe pagat e punonjësve, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Por Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta subvencionojë rritjen e munguar të çmimit të biletës dhe të shtojë vlerën e kompensimit për abonenë e studentëve. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas, Kostandin Foni, tha se janë zhvilluar një sërë takimesh me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, teksa pritet që formula për përllogaritjen e subvencionit të paraqitet nëpërmjet një draft projektvendimi. Mbështetur në llogaritjen e shpenzimeve dhe…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se vetëm 181 persona, nga 1394 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – gusht 2024. “Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në…
Temperaturat e larta kontribuan në më shumë se 47,000 vdekje në Evropë në vitin 2023, sipas një studimi të ri që sugjeron se numri i vdekjeve do të kishte qenë edhe më i lartë pa masat zbutëse të vendosura që nga fundi i shekullit. Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar globalisht dhe ndër vitet më të ngrohta në Evropë, që do të thotë se miliona njerëz u prekën nga valët ekstreme të të nxehtit, përmbytjet dhe temperaturat e larta. Moti i nxehtë mund të shkaktojë urgjenca mjekësore si goditja e nxehtësisë, të rrisë rrezikun që disa…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për informacionin mbi paguesit dhe përfituesit e pagesave që shoqëron transfertat e fondeve, në Euro, në kontekstin e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), pjesëmarrjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave në Shqipëri, në skemat e pagesave të administruara nga Këshilli Europian i Pagesave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në rastet kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave i përfshirë në transfertën e ekzekutuar në…
